Zbulohet arsyeja pse po duan Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma-AKR, profesori tregon kë po duan ta eliminojnë...

Politika

Zbulohet arsyeja pse po duan Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma-AKR, profesori tregon kë po duan ta eliminojnë...

Nga: A.M. Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim “Bota sot”

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka zbuluar qëllimin e qeverisë së mundshme LDK-AAK-NISMA-AKR.

“Qëllimi i Qeverisë së re LDK-AAK-NISMA-AKR më shumë ka të bëjë me eliminimin e frymës së re politike në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, sesa me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, për shkak se për këtë marrëveshje nuk vendos as Serbia e as Kosova, po BE-ja me Lajçakun dhe SHBA-ja me Grenelli e si do thonë ata do bëhet, prandaj kjo është më shumë propagandë mashtruese ndaj popullatës së Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka potencuar se një qeveri e përbërë nga partitë të opozitës nuk është e pëlqyeshme prej popullatës.

“Kjo Qeveri e re është e pa pëlqyeshme për popullatën, po e pëlqyeshme vetëm për Thaçit dhe dëshirat e tij, ai tejkalon Kushtetutën e Kosovës vetëm për ta çuar kahjen e drejtimit politikë drejt interesave të tij politike. Qeveria e re LDK-AAK-NISMA-AKR, Thaçit ia siguron mandatin e dytë të Kryetarit të R. së Kosovës e kurrgjë më shumë. Qëllimi i kësaj qeverie të re mbron e mban gjallë klikën e vjetër politike të korruptuar, njëkohësisht lufton klasën e frymën e re freskuese politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Qëllimi i qeverisë se re është mposhtja e LVV-së e asgjë më shumë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat