“LDK e gatshme të marr përsipër fatin e Kosovës, pavarësisht çmimit që duhet ta paguajë si parti politike”

Politika

“LDK e gatshme të marr përsipër fatin e Kosovës, pavarësisht çmimit që duhet ta paguajë si parti politike”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 prill 2020 Në ora: 11:28
Kryesia e LDK-së

“Dialogu me Serbinë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe integrimet europiane dhe veriatlantike, e presin Qeverinë re të drejtuar nga LDK-ja, por kjo e fundit, është gatshme të merr përsipër fatin e vendit dhe të shtetit të Kosovës, pavarësisht çmimit që duhet të paguaj si parti politike, por çmimi i cili është në të mirën e vendit dhe integrimeve të lartpërmendura”, ka thënë Fatmir Bajraj.

Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për krijimin e një qeverie të re, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e re, si dhe pjesë e saj priten të jenë edhe minoritet.

Analistët vlerësojnë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ishte e gatshme të përballët me proceset e rëndësishme, një ndër to edhe dialogu me Serbinë.

Zogaj: Kush janë këta që propagojnë kështu?

Analisti politik, Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për gjendjen politike në vend, ku ka thënë se njerëzit flasin e akuzojnë pa asnjë dëshmi konkrete, që shajnë dhe kërcënojnë veprimtarë, institucione e personalitete botërore, që “na bëkan marrëveshje të fshehta prapa shpinës së shqiptarëve të Kosovës”.

Image
Skënder Zogaj

“Gjithë shqiptarët kudo që janë, e në veçanti shqiptarët e Kosovës i ka zënë uthi dhe, u është mjegulluar vetëdija në përmasën e një mallkimi biblik, sepse, më të zhurmshmit më së paku e dinë se çfarë thonë, e çfarë bëjnë! Këta me gjasë janë idealistat e ri të trazimit të rrugës për shkuarje sa më krenare kah gremina! Të këtillët po e yshtin forcimin e injorancës, e cila po bën kërdi, duke i fry propagandës së tmerrshme që po zhvillohet, për të mos lënë gjë të ndershme në Kosovën që po kalbet nga thashethemet!

A ka gjë më trishtuese se sa gjendja politike aktuale në Kosovë, ku gjithçka është e supozuar, ku njerëzit flasin e akuzojnë pa asnjë dëshmi konkrete, që shajnë dhe kërcënojnë veprimtarë, institucione, e personaliteteve botërore, që na bëkan marrëveshje të fshehta prapa shpinës së shqiptarëve të Kosovës!

Kush janë këta që propagojnë kështu? Disa analistë pa i fije truri, të cilët e shfrytëzojmë gjendjen e shkallmuar të mediave tona lypsare, që varen nga sponsorë të hamadreqit!

Kjo gjendje e mjerë po manifestohet edhe në lidhje me krizën aktuale qeveritare, të cilën po e vajtojnë halabakët e të gjitha koluareve të pista, duke trumbetuar gjithëfarë rrena e mashtrime, jo të paqëllimta!”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sa i përket, formimit të Qeverisë së re, Zogaj ka potencuar se e kushtëzuar nga Kushtetuta dhe, çdo zgjidhje sipas kushtetutës, nuk ka pse të diskutohet.

“Formimi i Qeverisë së re nuk është çështje e koluareve, por është e kushtëzuar nga Kushtetuta dhe, çdo zgjidhje sipas kushtetutës, nuk ka pse të diskutohet! Qeveria e re nuk mund të kushtëzohet nga urrejtjet ose simpatitë ndërpartiake, por nga parimet kushtetuese! Nëse Kushtetua ua jep rastin, pse u dashka shikuar me dyshim fjala vjen, koalicioni LDK-AAK-Nisma-AKR etj.!? nëse këto pari kanë vullnet të bashkohen dhe të krijojnë numrat e nevojshëm! A janë edhe këto parti të dalura nga vota e popullit të Kosovës?! Prandaj, pse u dashka të mos respektohet vullneti i këtyre partive, nëse LVV fjala vjen, nuk e përmbush kriterin kushtetues?! Sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, kushdo qeveri qoftë, duhet ta nënshkruaj marrëveshjen, prandaj, kush e nënshkruan as që ka rëndësi, por çka nënshkruan është problemi! Propaganda po mundohet me e turbullu edhe këtë problem sepse, sa më shumë thashetheme aq me e keqe do të vie përmbajtja e marrëveshjes, kjo është e sigurt!”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Bajraj: Qeveria e re LDK, AAK, NISMA, AKR dhe minoritetet, grupi më i mundshëm në kontekstin aktual

Ndërsa, analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar tri zgjidhjet e mundshme të situatës politike të krijuar në vend.

Image
Fatmir Bajraj

“Vendi është pa Qeveri funksionale, pa Qeveri me kompteneca edhe autoritet ekzekutiv kushtetues, ngase ka humbë "punë-dhënësin", ngase ky i fundit (Parlamenti i Republikës), ka votuar mosbesimin Qeverisë Kurti me një shumicë absolute dhe duke shkarkuar qeverinë, dhe duke e lënë nëdetyrë atë, deri në zgjidhjen kushtetuese të ngërçit, me një Qeveri të re, duke mos përjashtuar solucionin e formimit të të një shumice tëre nga fituesi relativ i zgjedhjeve , alias, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe LVV-j a, në krye të së cilës është Kurti , apo nëse fituesi relativ i zgjedhjeve ; refuzon apo dështon në krijimin e një shumice të re, i mbetet vullnetit politik të Sovranit, alias Parlamentit të Republikës të vendos për fatin e zgjidhjes, ku zgjedhja e një shumice të re nga i dyti, fitues relativ, është një solucion i arsyeshëm dhe i bazuar nëKushtetutën e Republikës dhe në Ligjet pozitive të vendit.

Solucioni i tretë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për çfarë Sovrani kësaj radhe nuk është i interesuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, qeveria e re e përbërë nga LDK, AAK, NISMA, AKR dhe minoritetet pakicë është grupi më i mundshëm në kontekstin aktual.

“Qeveria e re; LDK, AAK, NISMA, AKR dhe minoritetet pakicë, është konstelacioni më real dhe i mundshëm nëkontekstin aktual dhe si momentum i derivuar edhe nga pandemia me COVID-19 !

Qeveria e re, nuk bëhet për faktin se Kosovën e presin sfida në Dialogun me Serbinë në Bruksel, tanimë të marrë nëdorë nga partneri strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve gjithandej, SHBA-të dhe Presidenti amerikan, DonaldTrump, por për faktin se një Qeveri, e delegjitimuar me votën e Sovranit, pre me kalimin e Mocionit të Mosbesimit, nuk mund dhe s'ka kompetenca kushtetuese për qeverisjen e vendit në pakufi, por vetëm të kujdestaroj deri në zgjidhjen e cila nuk është më as në dorën dhe as në vullnetin e saj, ngase kjo e fundit, shteroj dhe konsumoj të drejtën kushtetuese për tëqeverisë vendin, por dështoj ta bëjë këtë”, ka thënë ai për “Bota sot”

Më tutje, Bajraj ka shtuar se është nevojë imediate shtetërore që vendi i lirë dhe sovran duhet të ketë Qeveri funksionale e cila merr detyra nga Sovrani.

“Zaten Qeveria e Re, e drejtuar nga LDK-ja, është përgjegjësi dhe detyrim kushtetues i klase politike dhe institucioneve shtetërore, përfshi edhe institucionin e Presidentit, pra është nevojë imediate shtetërore që vendi i lirë dhe sovran duhet tëketë Qeveri funksionale e cila merr detyra nga Sovrani (Parlamenti) dhe i përgjigjet atij, dhe jo një Qeveri e cila tanimë ka humbë besimin, kredibilitetin dhe peshën kushtetuese nëkryerjen e përgjegjësive”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Punët që e presin qeverinë e re

Për më tepër, ai ka përmendur punët të cilat e presion Qeverinë e re të Kosovës.

“Dialogu me Serbinë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe integrimet europiane dhe veriatlantike, e presin Qeverinë re të drejtuar nga LDK-ja, por kjo e fundit, është gatshme të merr përsipër fatin e vendit dhe tështetit të Kosovës, pavarësisht çmimit që duhet tëpaguaj si parti politike, por çmimi i cili është në të mirën e vendit dhe integrimeve tëlartpërmendura”, ka thënë ai.

Bajraj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Kurtin duke thënë se nuk ishte i gatshëm që të përballët me dialogun, si dhe kryeministri me partinë e tij dështuan të jenë në ballë të proceseve historike dhe jetike për Kosovën.

“Kurti, lëshoj qeverisjen duke provokuar prishjen e koalicionit qeverisës, për faktin se nuk ishte i gatshëm tëpërballej me gamen e sfidave që ka pushteti.

Andaj, ishte Kurti, i cili prishi Qeverinë e koalicionit, qeverinë shpresës, sepse nuk ishte i gatshëm tëpërballej me dialogun, dhe jo formimi i Qeverisë së re, të ketë qellim thelbësor Marrëveshjen me Serbinë, e cila nëfund të fundit, nuk është dhe s'mund t'i imponohet Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik.

Vetë Presidenti amerikan, Donald Trump, në letrat kredenciale dërguar të dy presidentëve respektiv ; Thaçi e Vuçiq, paralajmëron se epilogu i Marrëveshjes është njohja reciproke !

Nga një marrëveshje e tillë, Kosova nuk duhet të ndjehet inferiore, por as të abstenoj nga ky proces, të cilit i prinë aleati dhe partneri strategjik, Amerika, pa të cilën, Kosova dhe shqiptaret, kurrë s'do ishim këtu ku jemi sot.

Qeveri të re do kemi, ngase i tillë është vullneti i Sovranit, dhe ngase LVV-ja dhe Kurti, dështuan të qeverisin me vendin dhe të jenë në ballë të proceseve historike dhe jetike për Kosovën”, ka përfunduar Bjaraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat