Hashim Thaçi paralajmëroi formimin e shpejtë të Qeverisë së re, analisti i njohur ka një parashikim – me këto zhvillime të rëndësishme pritet të ballafaqohet Kosova

Politika

Hashim Thaçi paralajmëroi formimin e shpejtë të Qeverisë së re, analisti i njohur ka një parashikim – me këto zhvillime të rëndësishme pritet të ballafaqohet Kosova

Nga: N. H Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:51
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë gjatë ditës edhe paralajmërimin e fundit se nuk do ta presë më liderin e Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurtin, për propozimin e mandatarit.

Thaçi ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do t’i ndërmarrë hapat për krijimin e Qeverisë së re.

E, lidhur me këtë paralajmërim, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti i njohur në vend.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Kosova nuk mundet që të vazhdojë pafundësisht me qeveri në detyre për faktin se e presin sfida të rëndësishme.

Sipas tij, disponimi i skenës politike që e përbën shumicën në Kuvendin e Kosovës nuk kanë këtë disponim që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pa i komentuar rrjedhat deri tek shkarkimi i qeverisë që tani më janë të ditura shkaktaret vlerësoj që vendi nuk mund të vazhdoj pa institucione për kundër pretendimit të Vetëvendosjes që vetëm ajo ka të drejt për mandatarin. Me ketë vlerësoj që disponimi i skenës politike që e përbën shumicën në Kuvend nuk kanë këtë disponim që të shkohet në zgjedhje njëherit edhe të bashkëqeverisin me Vetëvendosjen dhe rrjedhimisht nuk mundet Kosova të vazhdojë pafundësisht me qeveri në detyre për faktin që edhe nëse përfundon pandemia në muajin maj apo qershor, duhet të kemi qeveri me kompetenca të plota që për çdo iniciativë ndërkombëtare apo në kredi investuese për vendin dhe për bisedime për një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë”, ka thënë ai.

Kadriaj është i mendimit se edhe nëse do ta dërgonte emrin e mandatarit Lëvizja Vetëvendosje, një gjë e tillë nuk do votohej në Kuvendin e Kosovës, për shkak të zhvillimeve në skenën politike.

“Si përfundim vlerësoj që presidenti ia ka dhënë mundësinë partisë së parë në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, por që për arsye të ditura që edhe po të dërgonte kandidat nga Vetëvendosje nuk do votohej në parlament kështu që vendi duhet të këtë institucione me mandat të plotë pamarrë parasysh sesa do ketë jetëgjatësi, me rëndësi të këtë mandatim nga parlamenti dhe të ketë kompetenca të plota për të qeverisur për faktin që e presin shumë punë si në konsolidim ekonomik dhe njëherit kthimi raporte në diplomacinë ndërkombëtare duke pasur kompetenca të plota për të marrur përgjegjësit për bisedime me shtetin fqinj”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat