“Hashim Thaçi ujin e tij politik, është duke e çuar drejt dy qëllimeve politike”

Politika

“Hashim Thaçi ujin e tij politik, është duke e çuar drejt dy qëllimeve politike”

Nga: D.B. Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:04
Hashim Thaçi

Siç duket se qeveria e re tashmë është gati dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ujin e tij politik është duke e çuar drejt dy qëllimeve të tij politike. Këtë për faktin se qeveria e re e partive humbëse Thaçit ia siguron vazhdimësinë e mandatit të dytë të kryetarit të shtetit, dhe nën dy për shkëmbime territoresh me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se qëllimi i gjithë kësaj është mposhtja e dy figurave eminente në Kosovë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, këtu bëhet një luftë e ashpër e Bajlozëve të Zi politikë, të cilët, njëzet vjet radhazi kanë shtrydhur popullatën e Kosovës, kundër Dragonjve, shpëtimtarëve të R. së Kosovës, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Bajlozët e Zi në krye me Thaçin e Isa Mustafën janë kundër dëshirave për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës e për shkëmbime territoresh me Serbinë. Pra, këtë qeveri të pa dëshiruar ndryshe mund ta quajmë si Qeveria e Bajlozëve të Zi të Kosovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat