"LDK kundër Vjosa Osmanit, pret ta formojë Qeverinë"

Politika

"LDK kundër Vjosa Osmanit, pret ta formojë Qeverinë"

Nga: G.B Më: 20 prill 2020 Në ora: 20:56
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka votuar kundër formimit të Qeverisë nga partia e saj me AAK-në e Nismën.

Kundër kishte votuar edhe në mocionin e sjellë në Kuvend po nga LDK.

E në mbledhjen e fundit të Kryesisë, të drejtuar nga ajo, shefi i GP të partisë së saj, Arben Gashi, u largua dhe tha se Qeveria nuk ka legjitimitet për të marrë nisma ligjore, derisa po diskutohej për të bërë një ligj për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

E këtë të hënë Osmani nuk u ftua nga LDK në mbledhjen e kryesisë, për të vendosur për emrin e personit për kryeministër.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë se LDK konsideron se Qeveri Kurti nuk mund të marrë nisma dhe t'i dërgojë në Kuvend për votim.

"LDK konsideron se Qeveria a Albin Kurtit që është shkarkuar me 82 vota nuk mund të marrë nisma ligjore dhe t'i dërgojë në Kuvend për miratim Nismën e Vjosa Osmanit dhe grupit të deputetëve për tri nismën për tri projektligje e konsideron përpjekje për t'i zgjatur jetën Qeverisë Kurti dhe për t'i mveshur mandat dhe pushtet të cilin me votim në Kuvend e ka humbur", është shprehur ai.

Sipas Tahirit, LDK po pret që ta marrë mandatin nga presidenti dhe ta bëjë qeverinë.

"Lidhja Demokratike pret që ta marrë mandatin nga Presidenti i vendit dhe ta bëjë një Qeveri të koalicionit pa LVV e PDK me mandatar nga radhët e kësaj partie e cila do të votohet nga Kuvendi dhe do të ketë mandat të plotë deri në zgjedhjet e reja duke i ushtruar kompetencat e plota", ka deklaruar Ramush Tahiri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat