Qeveria e re, Qeveri e shantazhit!

Politika

Qeveria e re, Qeveri e shantazhit!

Nga: D.B. Më: 23 prill 2020 Në ora: 15:50
Objekti i Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mblodhi përfaqësuesit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Mbajtjen e këtij takimi me përfaqësuesit e partive, presidenti e bëri duke u thirre në nenin 95 të Kushtetutës së vendit, për ta formuar një qeveri te re , më mandatar nga partia e dytë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, opozitarët veç VV u pajtuan që mos të shkoj në zgjedhje të reja legjitime, por të formojnë qeveri jashtë praktikave të deritashme kushtetuese.

Image
Skender Mulliqi

“Presidenti kërkoj emrin e mandatarit nga LDK, e cila nominoi Avdullah Hotin ish zëvendës kryeministrin e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ishte presedan i llojit të vet, rrëzimi i një qeverie të sapo formuar ne kohe pandemie globale, e cila filloj mirë më punua, më motivacione te cilat tashmë i dinë opinioni i gjerë publik. Kosova dy here ishte përballur më rrëzimin e qeverive para përfundimit të mandatit, dhe në dy rastet vendi shkojë në zgjedhje të parakohshme duke e respektuar Kushtetutën e vendit. Kësaj radhe nga presidenti u vendos diçka tjetër që nuk është në kompetenca të tij, për të formuar qeveri pa partinë fituese”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se kjo e humb arsyen së cila parti politike del e para në zgjedhje dhe votën e sovranit.

“Një qeveri LDK, AAK NISMA dhe AKR me Lista Serbe e që kjo e fundit do ti përdorë metodat e shantazhit për qëllime kryekëput politike, mendoj se nuk do të jetë funksionale. Bisedimet më Serbinë do të jenë patate e nxehtë që do ta mbajnë në duar dhe përgjegjësi historike. Logjika tek disa që ta "heqin qafe sa më parë Serbinë ", pa një konsensus të të gjitha partive politike, apo pa një referendum është shumë e dëmshme për Kosovën.Klasa e vjetër politike po vepron sipas logjikës sikur kanë gjithçka të drejtë?! Kjo nuk i kontribuon stabilitetit politik dhe as zbatimit të kushtetutshmërisë në vend. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë të madhe për hapjen e perspektiva të reja zhvillimore, dhe inkuadrim më të shpejt në vend, në organizmat relevante ndërkombëtare, kur dihet për dështimet e mëdha të deritashme.Vendi ka nevojë të lirohet nga krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale, të cilat kriza po prodhojnë gjithnjë e më shumë jetë të keqe për shumicën e qytetareve në Kosovë”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat