Rasti i Këshilltarit të Kurtit, Potera: Policia nuk guxon të bëhet pjesë e lojërave politike

Politika

Rasti i Këshilltarit të Kurtit, Potera: Policia nuk guxon të bëhet pjesë e lojërave politike

Nga: A.M. Më: 24 prill 2020 Në ora: 12:08
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Ditë më parë, Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë,  ka njoftuar se është ftuar nga forcat e rendit pas një postimi në Facebook, për kanosje në lidhje me një postim  që e kishte bërë në Facebook, ku kishte bërë thirrje për rezistencë.

Sipas,  Samir Potera nga shoqëria civile, kjo thirrje është abuzim i hapur me detyrën dhe se nuk guxon të bëhet pjesë e  lojërave politike.

“Kjo është abuzim i hapur me detyrën. Me hapë rast të pambështetur në asnjë fakt është shkelje e etikës së punës. Policia duhet të ruaj profesionalizmin. Ajo nuk guxon me u bë pjesë e lojërave politike. Dikush duhet të japë llogari për këtë. Jo veç polici e prokurori i rastit, po edhe eprorët e tyre”, ka deklaruar  Potera për “Bota sot”.

Për më tepër, Potera ka bërë thirrje që ky rast i pashembullt të ketë një hetim të brendshëm.

“Rasti duhet të shqyrtohet nga Inspektorati, si dhe nga drejtësia”, ka thënë ai për “Bota sot”

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se rasti i Gashit është mbyllur, pasi që nuk ka të bëjë me elemente të veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat