A duhet ta presë qeveria e re vendimin e Kushtetueses? Flet juristi – ka disa fjalë edhe për paralajmërimet për eskalim të situatës

Politika

A duhet ta presë qeveria e re vendimin e Kushtetueses? Flet juristi – ka disa fjalë edhe për paralajmërimet për eskalim të situatës

Nga: N. H Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:56
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Nënkryetari dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri lidhur me debatet se qeveria e re mund të jetë në shkelje me Kushtetutën, ky i fundit u shpreh se, nëse Presidenti apo Vetëvendosja e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, atëherë partia e tyre do të presë deri në dhënien e vendimit.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se deri më tani askush nuk iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për konsultim se a duhet a jo të themelohet një qeveri e tillë.

Burjani për “Bota sot”, gjithashtu ka thënë se presidenti ka marr hapin kushtetues për të themeluar institucionet.

“Askush edhe me tej nuk iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për konsultim se a duhet a jo të themelohet një qeveri e tillë pa ndonjë verdikt paraprak, së dyti këto gjera së pari i ka konsultuar verdiktin e fundi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, së treti, presidenti ka marr hapin kushtetues për të themeluar institucionet, askush nuk ka të drejt të pengoj shtetin dhe të ndal funksionimin e shtetit dhe demokracisë”, ka thënë juristi Burjani.

Tutje, ai shprehet se presidenti e ka respektuar procedurën kushtetuese, duke iu drejtuar tre herë partisë fituese dhe e cila nuk ka dhenë asnjë përgjigje.

“Secili e di këtë në botë pa marr çfarëdo shteti që është parlamentar apo presidencial , pra këtu nuk ka dilemë, presidenti e ka respektuar procedurën kushtetuese iu ka drejtuar tre herë partisë fituese dhe e cila nuk ka dhenë përgjigje, brenda 25 ditëve duhet të deklarohet partia fituese a do a jo mandatin, dhe ajo nuk e ka dashtë me kaq është shtjerr mundësia e parë që ofron kushtetuta dhe se presidenti bazuar në nenin 82.4 e ka obligim të gjejë zgjidhje, dhe kjo ka ndodhë. Thaçi i ka kërkuar që secili subjekt politik që i bën numrat mund të themelojë qeveri. Ka qenë demokratike me i pyetë të gjithë dhe ai e ka bërë ketë, tash pra ka ardhë situata deri këtu”, shprehet Burjani.

Kurse, se pritet të ketë një eskalim të situatës në vend, Burjani ka deklaruar se organet e rendit që duhet të sigurojnë objektet institucionale, të sigurojë funksionimin normal të hapësirave shtetërore.

“Sa i përket presionit apo protestave të Vetëvendosjes në rast se ka qeveri të re, janë organet e rendit që duhet të sigurojnë objektet institucionale, të sigurojë funksionimin normal të hapësirave shtetërore. Vetëvendosje mund të bëjë këtë se ata gjithmonë i kanë 400 vet me vete që janë të gatshëm të bëjnë dëme kolaterale, por shumica e të pakënaqurve në VV nuk mendon njëjtë si ata, qytetarët e shumtë e kanë votuar VV-në për shkak PAN-it, por jo që këta din gjë dhe janë më të mirë se ata, por për shkak se janë lodhur prej hajnisë, nepotizmit dhe në mungesë të ndonjë alternative të re”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat