“Shkëlzen Gashi e turpëroi Albin Kurtin, ai do të duhej të konsulltohej me shefin e tij”

Politika

“Shkëlzen Gashi e turpëroi Albin Kurtin, ai do të duhej të konsulltohej me shefin e tij”

Nga: M.H Më: 25 prill 2020 Në ora: 21:41
Albin Kurti dhe Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari Shkelzen Gashi, në një debat I ftuar në njërin nga televzionet e Kosovës, bëri jehonë me një deklaratë i cili përfsiu të gjithë opinonin duke ardhur deri tek shkarkimi I tij nga detyra,

Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj dyshohet se kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, përfshirë edhe nga vetë akterë të Vetëvendosjes të cilët kërkuan shkarkimin e Gashit.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” tha që deklarata e Gashit ishte e pamenduar mirë dhe që ka ofenduar edhe kryeministrin në detyrë Kurtin.

Sipas Mehazit, kjo sjellje e Gashit barazohet me sjelljen e Veliut pasi të dy kanë folur pa u konsultuar me Kurtin për dy çështje të ndryshme por me ndikim tek opinoni.

“Deklarata e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, drejtuar UÇK-së s'është gjë tjetër përveç se deklaratë e pamatur, e pa vend, që s'ka të bënte me detyrën e Këshilltarit të Kurtit, një deklarate që ka dëmtuar luftën e ndershme të UÇK-së, por ka ofenduar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin”.

Image
Sulejman Mehazi

“Gashi të deklarohet krye më vete e të flet për UÇK-në pa mos u konsulltuar me Kurtin është e patolerueshme. Deklarata e Shkëlzen Gashit për nga mënyra e sjelljes ndaj Albin Kurtit mund të krahasohet me deklaratën e Agim Veliut, Gashi del pa lejen e Kurtit flet për UÇK-në, Veliu doli pa lejen e Kurtit flet për gjendjen e jashtëzakonshme të Kosovës”.

“Prandaj, sa është fajtor Gashi aq është fajtor edhe Kurti, i cili duhet të ketë kujdes për zgjedhjen e këshilltarëve”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat