Profesori universitar: Nëse kjo qeveri miraton ndarjen e Kosovës, do të mbahet mend si qeveria e Esat Pashë Toptanit

Politika

Profesori universitar: Nëse kjo qeveri miraton ndarjen e Kosovës, do të mbahet mend si qeveria e Esat Pashë Toptanit

Nga: H.O. Më: 27 prill 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Profesor universitar Enver Bytyqi në një prononcim për “Bota sot” thotë se një qeveri e re me LDK-në, AAK-në, Listën Srpska dhe Nismën ka mbështetjen e PDK-së. Pra ka mbështetjen e 82 deputetëve që votuan kundër qeverisë së mëparshme.

“Nga kjo pikëpamje duket gjithçka në rregull dhe duhet të luash menç të thuash se kjo qeveri nuk është e duhura. Por nëse e analizojmë gjithçka ndryshe, në esencën e asaj çfarë ka ndodhur e po ndodh, më duhet të shpre disa mendime: Së pari, një qeveri është e duhura, nëse ajo garanton prosperitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët. Qeveria që mund të krijohet nuk ka asnjë tregues se do të jetë në këtë drejtim më e mirë sesa qeveria e mëparshme. Kryeministri i mundshëm i qeverisë së ardhshme, ishte zv. Kryeministër në të parën. Së dyti: Qeveria e re nëse do të jetë e duhura duhet ta dëshmojë veten në përballimin e krizës së pandemisë së Covid-19. Në të dy aspektet, në ruajtjen e jetëve njerëzore dhe në përballimin e efekteve negative në ekonomi, jetën sociale dhe financa. Së treti, kjo qeveri ka ardhur në jetë për të bërë “kompromisin e madh” me Serbinë. Nëse ky kompromis përfundon me ndarjen e territorit të Kosovës ose krijimin e një Republika Srpska të Bosnjës në Kosovë, atëherë do të mbahet mend si qeveria e Esat Pashë Toptanit”, thotë Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat