Ekskluzive: Flet për “Bota sot”, këshilltari i Behgjet Pacollit, jep detajet e fundit - tregon se a do të futet në karantinë

Politika

Ekskluzive: Flet për “Bota sot”, këshilltari i Behgjet Pacollit, jep detajet e fundit - tregon se a do të futet në karantinë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 prill 2020 Në ora: 20:54
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tashmë është rrugës për Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili ka thënë se kreu i AKR-së sot ka aterruar në Tiranë.

“Ai është rrugës për në Kosovë. Së shpejti do ti kthehet familjes, partisë, miqëve dhe qytetarëve të vendit”, ka potencuar Murseli.

Image
Naim Murseli

I pyetur nga “Bota sot” se a do të futet Pacolli në karantinë, Murseli ka theksuar se në karantinë ka qenë për afër dy muaj në Zvicër dhe se nuk duhet të ketë nevojë.

“Në karantinë ka qenë për afër dy muaj në Zvicër. Nuk duhet të ketë nevojë.  Pacolli gëzon imunitet si deputet i Kuvendit te Kosovës. Askush nuk duhet të frigohet nga ardhja e tij. Më mirë do të ishte të kontrollojnë ardhjet e shumta nga Serbia”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Në fund, Murseli ka thënë se Qeveria Kurti me veprimet e tyre ka dëshmuar që vota e AKR për ta ishte e gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat