"Çfarë fshihet pas përpjekjeve për formimin e qeverisë së re?”

Politika

"Çfarë fshihet pas përpjekjeve për formimin e qeverisë së re?”

Nga: D.B. Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:41
Objekti i Qeverisë

Derisa qeveria “Kurti” në detyrë së bashku me kabinetin e ministrorë po bëjnë çdo gjë të mundshme që popullatën ta mbrojë nga përhapja e më tejme e Korona virusit, e që rezultatet e deritanishme janë pozitive, madje dje për fat të mirë numri i të shëruarve ishte më i madh se ai i të infektuarve. Në anën tjetër Klani i Mustafës brenda LDK-së është çua peshë para të zezës së Kosovës, ku bashkë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Behxhet Pacollin, po duan ta formojnë një qeveri antikombëtare, e ngjashme me qeverinë e Esat Pashë Toptanit (5 tetor 1914 – 27 janar 1916) e cila u zgjodh me ndihmën e Italisë, sikur kjo e këtyre tash me ndihmën e “Srpska Litës”.

Kështu ka vklerësuar publicisti Rexhep Elezaj i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se vetë rrëzimi i qeverisë “Kurti” nga ana e LDK-së së Isa Mustafës me 25 mars, pjesë e të cilës ishte edhe vetë, në një kohë pandemie globale botërore, sado që shkaqet të kenë qenë të “mëdha”.

Image
Rexhep Elezaj

“E them këtë pasi flet se i gjithë ky veprim ishte një skenar i hartuar paraprakisht pas kulisave të errëta, me qëllim të largimit të LVV-je si parti fituese nga pushteti, si dhe kthimit në pushtet të PAN-partive me në krye Isa Mustafën dhe LDK-në, të udhëhequra nga lideri shpirtëror i PDK-së, monarku i Kosovës, Hashim Thaçi..!?Se çfarë përmban brenda kazani i tyre sundues, këtë askush tani nuk e dinë, ndonëse ka kohë që po flitet për spekulime të ndryshme, se nëse kjo qeveri formohet, puna e parë në agjendën e saj do jetë nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, e cila do përfshijë copëtimin e Kosovës, kuptohet duke ia dhënë veriun e Kosovës, pjesën më të begatshme të vendit tonë, duke e amnistuar nga të gjitha krimet e saja të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës. E gjithë kjo është bërë gjoja duke hequr dorë Serbia nga akuzat dhe përndjekjet për krime lufte ndaj disa ish komandantëve të UÇK-së, të akuzuar edhe në raportin e Dick Marttit, duke e formuar “Zajednicën” e komunave me shumicë serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive, etj”, ka thënë publicisti Elezaj.

Ai konsideron se si “shpërblim eventual nga ana e Serbisë, Kosova do mund të anëtarësohet në OKB si anëtare e barabartë, por pa njohjen e pavarësisë së saj nga ana e Beogradit zyrtar.

"Tani shtroj pyetjen se a është e gjithë kjo që u cek më lartë skenari i shumë përfolur gjatë këtyre ditëve të pandemisë, i cili qëndron pas përpjekjeve intensive të Mustafës me tri partitë e ish PAN-it për ta formuar qeverinë antikushtetuese pa partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, LVV-je, mbetet të shihet ditët në vijim. Por një është shumë e sigurt, se këta të cilët me çdo kusht po duan ta marrin pushtetin pa i respektuar normat kushtetuese të Republikës së Kosovës, vendin tonë do ta fusin në një rrugë pa krye, dalja nga e cila do jetë shumë e rrezikshme për popullin shqiptar dhe të ardhmen e tij evropiane”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat