"A do pranojë LDK-ja të dënuarën me burg Meliza Haradinaj ministre të jashtme?”

Politika

"A do pranojë LDK-ja të dënuarën me burg Meliza Haradinaj ministre të jashtme?”

Nga: D.B. Më: 29 prill 2020 Në ora: 18:13
Meliza Haradinaj

Analisti politik Faton Mehmeti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ‘skandaloze’, ish- këshilltaren politike të ish kryeministrit Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë, pasi sipas tij, qysh në atë kohë, ajo qeveri përbehet nga njerëz me probleme me ligjin.Madje ai thotë se ka mëdyshje se a do pranojë LDK-ja, të dënuarën me burg Meliza Haradinaj ministre të jashtme

Postimi i plotë:

“Kandidatja për ministre të jashtme rezulton që në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Meliza Haradinaj – Stubllën, aso kohe këshilltaren politike të ish kryeministrit Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë.

Që në start kjo qeveri përbehej nga njerëz me probleme me ligjin. Ndryshe ngase deklaronte Isa Mustafa, se nuk do të ketë njerëz në qeveri që kanë problem me ligjin.Tani dua ta di se a do pranojë LDK-ja,ende të dënuarën me burg Meliza Haradinaj ministre të jashtme?”

Ise a i ke hala ato fjalë ??”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat