Juristi jep lajmin e keq për LVV-në: Këtë interpretim do ta bëjë Gjykata Kushtetuese

Politika

Juristi jep lajmin e keq për LVV-në: Këtë interpretim do ta bëjë Gjykata Kushtetuese

Nga: D.RR Më: 30 prill 2020 Në ora: 18:39
Arbërie Nagavci dhe Rexhep Selimi

Sot gjatë ditës, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi për t’ia hapur rrugën Avdullah Hotit nga LDK-ja për formimin e qeverisë së re.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka parashikuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se kjo Gjykatë do të vlerësoj ndjekjen e procedurave kohore të presidentit Thaçi dhe në fund do të bazohet në nenin 82 pika 2 të Kushtetueses.

Image
Blerim Burjani

“Ky do të jetë dispozitivi i Gjykatës Kushtetues: Gjykata në rastin VV: Gjykata ka konstatuar se presidenti i Republikës së Kosovës ka përfillë procedurën për të caktuar mandatarin e ri dhe ka kërkuar nga partia fituese që të themelojë koalicion të ri si dhe ka kërkuar në kohë efikase procedurale 15 ditore nga partia fituese dhe në periudhën kohore 10 ditore që e njëjta parti të propozoj kryeministrin. Presdienti bazuar ne nenin 84,2 thuhet: ,(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë si dhe deputetë e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 74 - Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit”, tha Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat