Avokati i njohur zbulon: Ky është qëllimi i vetëm i Thaçit kundër Albin Kurtit

Politika

Avokati i njohur zbulon: Ky është qëllimi i vetëm i Thaçit kundër Albin Kurtit

Nga: A. J Më: 1 maj 2020 Në ora: 21:14
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Sot Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, zyrtarisht ka njoftuar se ka pezulluar zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Presidenti Thaçi dje kishte dekretuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër. Por, Kushtetuesja ka vendosur, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Thaçi për të mandatuar Hotin për kryeministër.

Në lidhje më pezullimin e dekretit avokati i njohur Tomë Gashi ka folut për “Bota Sot” duke thenë se dekreti është pezulluar dhe përveç kësaj sipas tij, fare lehtë vërehet tendenca e Thaçit  dhe LDK-së që të formojnë qeveri antikushtetuese. Gashi ka thënë se Vendimi nga Gjykata Kushtetuese do të sillet deri me 29 maj.

“Janë të qëllimta mësymjet e Thaçit që të largoj nga Qeveria Albin Kurtin dhe presidenti nuk është i paanshëm dhe nuk është aspak duke e luajtur rolin e tij që e ka me ligj e me kushtetutë që të jetë i pa anshëm Thaçi është duke vepruar si te ishte kryetar i ndonjë partitë politike. Me pushtet të presidentit thjesht i ka përzier kompetencat ligjore për më shumë pushtet” ka thënë Gashi.

Image
Tomë Gashi

Sipas tij një ndjekje penale ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi nuk mund të ketë dhe se veprimet e tij të fundit i benë me një qellim.

“Ndjekje penale nuk mund të ketë për këto veprime të tij, por ka pasoja të tjera për dike që vepron më aq zell për të nxjerr dekrete në ora 16.00 ditën e fundit të punës në javën që për shkak të 1 majit është dit feste” ka thënë për “Bota Sot” avokati i njohur Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat