Vendimi i Kushtetueses, juristi i reagon Thaçit, tregon pse e nxori dekretin për mandatarin e ri

Politika

Vendimi i Kushtetueses, juristi i reagon Thaçit, tregon pse e nxori dekretin për mandatarin e ri

Nga: G.B Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:31
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Gjykata Kushtetuese dje e ka pezulluar dekretin e presidentit të Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, deri me 29 maj.

Pas këtij vendimi pati reagime të shumta pro dhe kundër.

Por, çfarë pritet pas 29 majit, zgjedhje të reja apo formim të Qeverisë Hoti?

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se shteti nuk ka nevojë për zgjedhje dhe se gjykata mund ta kryejë detyrën e vet edhe para kësaj date.

"Shteti nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, gjykata do të kryejë detyrën e vet, pra nuk ka nevojë të pritet deri me 29 maj. Kjo gjykatë nuk ka afat të caktuar kohor për të dhënë përgjigje, por po vendosë afate sigurie kohore për të pasur kohë të mjaftueshme për tu marrë me rastet. Kjo gjykatë nuk ka rol preventiv e as nuk vepron ex-officio, kjo gjykatë interpreton apo sqaron saktë se çka do të thotë Kushtetuta, kjo gjykatë nuk ndalë punën e Kuvendit e as procedurat tjera të zgjedhjes së qeverisë", është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, presidenti nuk ka pasur nevojë të nxjerrë dekret për nominim të mandatarit të ri, vetëm Kuvendi është dashur ta bëjë punën e tij.

"Presidenti nuk ka pasur nevojë fare të nxjerrë dekret për nominim të mandatarit të ri, thjeshtë Kuvendi do ta kryente obligimin e vet, koalicioni e kishte njoftuar presidentin se kishte arritur koalicion dhe se ka 61 vota të deputetëve", ka vlerësuar ai.

Më tej, Burjani thotë se Thaçi duket se nxori qëllimisht dekretin, duke i dhënë kështu kohë VV-së që të jetë në pushtet.

"Thaçi duket qëllimshëm nxjerri dekret për nominim të mandatarit të ri, ky dekret doli për tu vendosur masa e përkohshme për moszbatim, presidenti nuk ka pasur nevojë të nxjerrë dekret pro Kuvendit është dashur t'i lejohet ta kryejë punën e vet. Thaçi me dije apo pa vetëdije ia mundësoi VV-së blerjen e kohës për të shijuar pushtetin. Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndalë seancën e Kuvendit të Kosovës, e as votimin e Qeverisë së re, nëse do të ndodhë votimi, atëherë sërish VV mund të parashtrojë kërkesë për respektim apo jo të Kushtetutës?" ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

Ai thotë se shteti do ta ketë qeverinë e re për një kohë të caktuar apo kalimtare.

"Shteti do të ketë qeveri të re për një kohë të caktuar apo periudhë kohore kalimtare edhe pse kjo qeveri që po bëhet mund të vazhdojë këtë mandat të mbetur katër vjet, nëse kanë vullnet", ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat