Islami: Serbia e shfrytëzoi deklaratën e Pacollit duke e paraqitur Kosovën si vend të pasigurtë

Politika

Islami: Serbia e shfrytëzoi deklaratën e Pacollit duke e paraqitur Kosovën si vend të pasigurtë

Nga: D.RR Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:36
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami i tha gazetës “Bota sot” se deklaratat e Pacollit se ndihej i rrezikuar ishin të pavërteta nga ana e tij, pasi sipas Islamit, Pacolli e ka ditur se nuk ka pasur asnjë arsye për t’u shqetësuar për ndonjë sulëm terrorist.

“E dëgjova me vëmendje deklaratën e Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli pas aterimit në aeroportin e Prishtinës, duke thënë se ndihej i rrezikuar nga sulme terroriste, kjo është shqetësuese për shkak se edhe ai e di shumë mirë se e vërteta është ndryshe pra nuk ka, e as nuk pas asnjë arsye me u shqetësuar për ndonjë sulëm terrorist , as Pacolli e as një qytetar i Kosovës sepse duhet t’i falënderojë publikisht mekanizmat e sigurisë së vendit tonë se janë në nivelin ma të lartë të kryerjes së detyrave në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në tërë territorin e Kosovës”, theksoi Islami.

Image
Avni Islami

Ai thotë se Pacolli iu dha favor mediave serbe të cilat i dhanë jehonë kësaj deklarate, duke e paraqitur Kosovën si vend të pasigurt.

“Kjo deklaratë e Pacollit është më tepër politike sesa gjendja faktike, për këtë arsye, fituese dolën vetëm mediat në Serbi të cilat i dhanë jehonë, duke e paraqitur Kosovën si vend i paqëndrueshëm dhe i pasigurt”, përfundoi Islami për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat