Parashikimi i analistit: Zgjedhje pas largimit të pandemisë

Politika

Parashikimi i analistit: Zgjedhje pas largimit të pandemisë

Nga: A.SH Më: 2 maj 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Dekretimi nga Presidenti Hashim Thaçi për mandatar Avdullah Hotin nga LDK për Kryeministër është pezulluar deri në një kohë të caktuar. Kjo u bë pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi në Gjykatën Kushtetese, ndërsa kjo e fundit i vendosi masë të përkohshme.

Analisti Hajrullah Tërnava vlerëson se, sapo të kalojë situatea e pandemisë do të shokhet në zgjedhje. Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se mocioni i deputetëve të parlamentit të Kosovës ndaj qeverisë LVV-LDK në qeverisjen e tyre vetëm 50 ditëshe, habiti opinionin.

“Ky veprim i mosbesimit në parlamentin e Kosovës, u ndërmor për habi të gjithë opinionit, si qëndrim i të gjitha partive në parlament që u votua mosbesimi nga 82-85 deputet, por befasia më e madhe ishte se vet partia e LDK-së, që edhe gjatë fushatës parazgjedhore u shprehte së vetëm me LVV do të hynin në koalicion, si parti e pastërt me të cilën do t’i luftojnë të gjitha të këqijat që Kosovës ia kanë sjellur tjerat parti, dhe me 06.10.19 fituese e zgjedhjeve u shpall LVV me një delegat më shumë se LDK, kështu që elektorati e bëri zgjedhjen e duhur, dhe e pranoi programin e këtyre dy partive si partitë më të pastërta ndaj tjerave, këto dy parti edhe që i stërgjatën bisedimet rreth koalicionit, më në fund ia arritën dhe filloj punën qeveria e Albin Kurtit”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, kjo qeveri e filloi punën e saj shumë mirë, që nga zvogëlimi i rrogave nga kryeministri për vete dhe qeveritarët tjerë deri tek veprimet që ia rikthyen popullit besimin.

“Politikat ndërkombëtare filluan ta shpjetojnë inicimin e dialogut me Serbinë dhe kërkonin që të hiqet taksa 100%, Kryeministri donte që taksa të hiqet por të vendoset reciprociteti, qëndrimi amerikan ishte që të hiqet taksa pa kushte edhe BE e përkrahte një qëndrim të tillë të Kurtit, kur filloj Kurti luftimin e krimit në përgjithësi, disa parti ja filluan të shqetësohen dhe filloj bishtimi edhe i partisë që ishte në koalicion LDK, dhe kjo parti kërkojë mosbesimin ndaj qeverisë në pushtet”, thekson Tërnava. Mirëpo, më tutje Tërnava shprehet se, problemi më i madh i krejt mosbesimit ndaj këtij koalicioni nga partitë në parlament, ishte koha e pandemisë me të cilën po përballemi ne dhe e gjithë bota. “Meqë tani jemi në një pauzë pa një qeveri funksionale, tani presidenti Hashim Thaçi ndërmorri proceset për formimin e një qeverie të re, dhe mbasi bisedoj me të gjitha partitë, vendosi ta formoj një qeveri dhe mandatar e dekretoi Avdullah Hotin nga LDK, që ishte partia e dytë në zgjedhjet e fundit, mbasi partia LVV nuk iu përgjegj presidentit në kërkesat e tij. LVV e kundërshtoi dekretin e presidentit duke dërguar në Gjykatën Kushtetues. Gjatë shqyrtimit të ankesës së LVV Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit për mandatar Avdullah Hotit për kryeministër. Tani në këto kohëra jemi në një situatë që popullata është e habitur që diç s’po shkon në rregull në politikat e vendit tonë gjë që kjo shihet edhe në sondazhe të ndryshme që mbahen nga mjetet e informacioneve të ndryshme që i kemi. Duke e pa dhe analizuar situatën e krijuar me këtë pandemi sikur e shpjegova më lartë, presidenti nuk do të duhej të ngutej dhe të vepronte ne këtë mënyrë, që po i përngjanë diqka si e mosdurueshme, apo e qëllimshme për shkaqe që vetëm ai i dine ndaj partise së LVV, ta dekretoj Hotin, kur dihet edhe në të kaluaren se ka pas raste të tilla te ngjajshme, dhe është shkuar në zgjedhje të reja, posaqërisht tani në këtë situatë kur po e dinë problemin e pandemisë e kur jemi izoluar, pse ky president të veproj kështu ? Prandaj marrë në tërësi situatën në të cilën na kanë sjellë këta politikanë tani, zgjedhja më e mirë do ishte sikur të shkohet në zgjedhje të reja, por mbasi te kryhet kjo epidemic” përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat