Mulliqi:Politika e deri sotme nuk ishte e mirë në shtetndërtim, dhe mirëqenie të vendit

Politika

Mulliqi:Politika e deri sotme nuk ishte e mirë në shtetndërtim, dhe mirëqenie të vendit

Nga: D.B. Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:40
Objekti i Qeverisë

Politikanët e vendit së pari ishte dashur ti shërojnë të metat e tyre, e pastaj ti kthehen idesë të së drejtës elementare dhe të barazisë ekonomike. Kjo për faktin se do ti forconte edhe themelet e shtetit ligjor dhe demokratik, dhe do të bëhej jeta shumë më e mirë në këtë vend kur plaçka është bërë model i jetës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” thotë se nëse më në fund nuk bëjmë punë të mira për vendin tonë, përfundimisht i mbyllim perspektivat tona.

Sipas tij, politikat e deri sotme nuk ishin të mira në shtet ndërtim dhe mirëqenie, pame kriza permanente institucionale, sikurse qe nuk u punua mire as në planin e jashtëm.

Image
Skender Mulliqi

“Erdhën zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme nacionale, të cilat prodhuan shpresë së më në fund do të ndodhë diçka e mirë në Kosovë. Kjo zgjati shumë pak, se ata që u rrëzuan më meritë nga pushteti 20 vjeçar nuk po e pranojnë faktin së koha e tyre në politikë ka perënduar më arsye. Zgjodhën kohën dhe momentin më te keq të mundshëm për veprim, të pandemisë globale. Pas kësaj filluan nismën për formimin e koalicionit më partinë e dytë fituese të zgjedhjeve LDK-në, jashtë praktikave të deritashme dhe ne mënyrë jo kushtetuese”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se Gjykata Kushtetuese veprojë drejt kur pezullojë deri më 29 maj formimin e koalicionit LDK, AAK , NISMA dhe Lista Serpska.

“Kushtetuesja nëse nuk anulon një marrëveshje të tillë , pas kësaj date, sigurisht, së kjo qeveri nuk do të këtë mundësi të krijon stabilitet politik dhe as të stabiltetet të proceseve të tjera zhvillimore. Sikur që nuk do të zgjatë shumë , pa u prishur, kur dihet së në opozitë pos VV do të jetë edhe PDK-ja. Kushtetuesja nuk ishte dashur të lejon formimin e një koalicioni të tillë pa partinë fituese. Nëse veç ndodhë të kemi qeveri LDK, AAK , ne zgjedhjet që nuk do të shkojnë larg rrezikojnë të mbesin në margjina të skenës politike, kurse NISMA e cila edhe ashtu e kalojë pragun më qyk të zorit, do të shuhet bashkë me AKR e Pacollit. Votuesit nuk do të harrojnë së këto parti politike pranuan të formojnë qeveri te re , në kushte pandemie .Votuesit nuk do të harrojnë se qeveria kishte pranuar të formohet më Lista Serpska që është instrument ne dore te Vuqiqit. VV pritet se do ta dyfishon së paku elektoratin. Paraprakisht nuk mund të përjashtohen edhe protestat e qytetareve ,të cilat do të duhej të ishin demokratike ,për ta penguar krijimin e koalicionit, LDK, AAK , NISMA dhe minoritetet” është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat