“Përplasje në LDK” flet Haziri, ja pasojat e mëdha të LDK-së nëse krijon qeveri me AAK-në e NISMA-n –zbulon detaje nga kontaktet me anëtarët e kësaj partie

Politika

“Përplasje në LDK” flet Haziri, ja pasojat e mëdha të LDK-së nëse krijon qeveri me AAK-në e NISMA-n –zbulon detaje nga kontaktet me anëtarët e kësaj partie

Nga: N. H Më: 3 maj 2020 Në ora: 21:39
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, përkundër se ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partinë e Ramush Haradinajt, dhe të Fatmir Limajt, edhe me tej nuk ka bërë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme u raportua se si pasojë e kësaj vonesë është se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.

Kurse, lidhur me këtë koalicion, kundër ishte paraqitur edhe ministri tjetër në detyrë i FSK-së, Anton Quni.

Për të folur rreth zhvillimeve dramatike në të cilën është duke kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës, për “Bota sot” ka folur analisti Nexhat Haziri.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se zhvillimet e fundit në partinë e Isa Mustafës janë rezultat i mendimeve të ndryshme që e karakterizojnë këtë parti.

Image
Nexhat Haziri

“Raportimet se gjoja ka pasur përplasje brenda LDK-së vijnë nga një gazetë, siç është Koha ditore, e cila tashmë është pozicionuar në krahë të një subjekti politik, pra LVV-së, dhe goditjet ndaj LDK-së janë bërë mision i saj. Mund të them me saktësi pasi kam pasur edhe kontakte me disa nga anëtarët e kryesisë së LDK-së, ka mendime të ndryshme që e karakterizojnë LDK-në dhe i japin imazh një demokracie të brendshme që kultivohet në këtë subjekt politik, pra edhe sa i përket koalicionit me dy partitë e ish-koalicionit PAN”, ka thënë Haziri, të dielën për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai thotë se me hyrjen në një koalicion me AAK-në e NISMA-n, Lidhja Demokratike e Kosovës padyshim ka rrezikuar, dhe se pasojat e këtij rreziku mund të shfaqën në zgjedhjet e ardhshme që mund të humbë në përqindje të votuesve.

“Ky koalicion i LDK-së më dy partitë AAK dhe NISMAN, padyshim që LDK-ja ka rrezikuar, pasojat e këtij rreziku mund të shfaqën në zgjedhjet e ardhshme që mund të humbë në përqindje të votuesve, si pasoje të imazhit negative që kanë dy partnerët e koalicionit AAK dhe NISMA, por jo aq sa trumbetohet nëpër disa media dhe në gazetën në fjalë. Ndërsa nuk pres që të sjellë probleme të mëdha të brendshme, për arsyeje se ekziston një shumicë qoftë në Këshillin e Përgjithshëm, por edhe në kryesinë e partisë që mbështet këtë koalicion”, ka thënë më tej ai.

Në fund, Haziri ka thënë se zërat që po ndodhin në LDK, vijnë nga ata persona të cilët u munduan që të faktorizohen brenda partisë, duke synuar, sipas analisti, edhe lidershipin e këtij subjekti.

“Zërat kundërshtues të këtij koalicion vijnë nga ata njerëz të cilët u munduan që të faktorizohen brenda partisë duke synuar edhe lidershipin e saj, por me një strategji krejtësisht të gabuar pasi në këtë ambicie të tyre ata zgjodhën që të mbështeten nga “mercenar” nga jashtë”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë gjithashtu se në mbledhjen e fundit të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion (LDK-AAK-NISMA), u raportua se kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, dhe Imri Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat