Eksperti i ekonomisë: Deklarata e Bislimit, politike, aktiviteti ekonomik ra gjatë pandemisë

Politika

Eksperti i ekonomisë: Deklarata e Bislimit, politike, aktiviteti ekonomik ra gjatë pandemisë

Nga: A.SH Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:35
Mustafë Kadriaj

Ministri në detyrë, Besnik Bislimi, në një deklaratë ka thënë se, Kosova aktualisht ka shënuar përqindejn më të ultë të papunësisë që nga 1999.

Lidhur me këtë njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj në një prononcim për “Bota sot” dektaratën e tij e cilëson politike.

“Praktika për t’i thurur lavd vetes si duket nuk ka të ndalur as në këtë qeveri dhe pa dashur të injorojë politika dhe qeveritë e Kosovës të japin hapësirë me ra në këtë nivel që me injoru deklaratat e tyre që parimisht do të duhet të jenë më kredibile dhe të dorës së parë si informatë”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se, deklarimi në këtë kohë pa raport për dëmet që i ka shkaktuar virusi korona nuk përkon me situatën aktuale.

“Dhe të deklarohet në një kohë ku ende nuk kemi raport për dëmet që i ka shkaktuar virusi korona ekonomisë së Kosovës dhe të merret me menaxhimin dhe duke qenë në krahë të bizneseve misintri jep deklarata që nuk përkojnë me kohën dhe aspak aktuale dhe njëherit nuk ka saktësi për faktin që kemi rënie të aktivitetit ekonomik dhe njëherit përshkak të pakos emergjente shumë biznese kanë legalizuar fuqinë punëtore me kontrata me qëllim që të përfitojnë një shumë 170 euro për muajt prill dhe maj mund të merret me mend që pasi të kaloj pandemia dhe të fillon aktiviteti biznesor, bizneset do e fillojnë aktivitetin me një kapacitet më të ulët njëherit duke reduktuar fuqinë punëtore për faktin që nuk mund të i mbajnë ata punëtor që i kanë e lëre të punësojnë më shumë.Pra, deklarata e ministrit duhet të cilësohet politike por më së paku ekonomike”, përfundon Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat