Deklarata e Borell, analisti tregon çelësin e zgjidhjes dhe çka ndodhë nëse bëhet ndryshimi i kufijve

Politika

Deklarata e Borell, analisti tregon çelësin e zgjidhjes dhe çka ndodhë nëse bëhet ndryshimi i kufijve

Nga: G.B Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:30
Josep Borrell

Tema e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë është bërë sërish aktuale.

Kjo, për shkak të deklaratës së përfaqësuesit të BE-së, Josep Borell, i cili ka thënë se nëse pajtohen të dyja palët, korrigjimi i kufijve në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi, mund të bëhet.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, ku raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është shprehur befasuese për deklaratën.

 “Njëmend befasuese. Nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”, shkruan Von Cramon në “Twitter”, duke kërkuar në të njëjtën kohë “debat në Parlamentin Evropian rreth kufijve, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lidhur me deklaratën ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe AAK, të cilët janë shprehur kundër një mundësie të tillë.

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se deklaratat e Borell nënkuptojnë se çështja marrëveshjes ende nuk është e mbyllur dhe se mund të shtrohen tema nga më të ndryshmet në tavolinë, e që sipas tij, zgjedhja do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

"Deklaratat e z. Borell, lënë të kuptohet se çështja marrëveshjes nuk është ende e definuar dhe se në tavolinën e bisedimeve mund të shtrohen tema nga më të ndryshmet. Për mendimin tim, zgjidhja e cila do të ndodhë, do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Kështu e kanë thënë vazhdimisht edhe përfaqësues amerikanë por dhe evropianë", është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, nëse politika e Kosovës do të jetë unike për këtë temë, askush nuk do të dojë t'i dëmtojë.

"Kosova, do të ketë rezultat varësisht nga qasja që politika kosovare e zgjedhë ta ketë rreth temës. Nëse shqiptarët, dinë të jenë unik dhe të vendosur njëzëri në qëllimet e tyre, nuk ka asgjë dhe askush që do dëshironte t'i dëmtonte në ketë proces. E them ketë marrë parasysh rrethanat mbi të cilat kemi ardhur deri në ketë pikë. Komuniteti ndërkombëtar e ka dëshiruar pavarësimin e Kosovës, kjo ka ndodhë dhe ketë do ta mbrojnë nga të gjithë. Por, nuk do të mund ta mbrojnë nga shqiptarët, nëse vendosin ta shkatërrojnë atë", ka vlerësuar ai.

Duhanaj tregon dhe çelësin e zgjidhjes pa e dëmtuar funksionim e shtetit, derisa tregon se çka ndodhë nëse bëhet ndryshimi i kufijve.

"Për mendimin tim, pala kosovare, nëse e do shtetin e Kosovës, duhet të insistojë në reciprocitet të plotë, karshi të drejtave të minoritetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi. Ky duhet të jetë çelësi i zgjidhjes pa e dëmtuar funksionimin e shtetit. Ka zëra që thërrasin për ndryshim kufijsh. Por, nëse s'ka rrugëdalje tjetër dhe kjo ndodhë, atëherë plani Ahtisari duket të zhbëhet dhe Kosova duhet të jetë shtet nacional i shqiptarëve", ka deklaruar Leon Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat