Shpërthen Profesori ndaj opozitës, flet edhe për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

Politika

Shpërthen Profesori ndaj opozitës, flet edhe për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

M.H Nga M.H Më 7 maj 2020 Në ora: 10:43
Arkiv

Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani ka ngjallur reagime të shumta ndaj kryeministrit në detyrë Kurti dhe ministrit në detyrë të shëndetësisë, Arben Vitia. Përgjegjës sipas partive tjera politike shkaktar i vdekjes së 26 vjeçarit janë Kurti dhe Vitia, kështu duke i kërkuar edhe dorëheqje.

Duke parë këtë fluks të madh të akuzave ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar që edhe e ka menduar dorëheqjen.

E para që reagoi ishte partia Social Demokrate me kryetarin e saj Dardan Molliqaj, dhe Partia Demokratike e Kosovës, me Uran Ismailin.

Në lidhje me këtë Dr. Profesor Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që vetëvrasjet janë të dhimbshme dhe më e dhimbshme është kur personi vetës i merr jetën për arsye dhe rrethana të ndryshme.

Profesori përmend kohën kur në protesta kanë luftuar për të shpëtuar nga okupatori mirëpo që pas lirimit menduan që do të ketë liri mirëpo ndodhi e kundërta pasi njerëzit filluan të largohen e në pushtet të vinin “të fortit”, që ta shkatërronin vendin.

“Vetëvrasja dhe vrasja që të dyja këto janë bashkudhëtare e njerëzimit që nga kohërat e lashta e deri më sot,nuk ka ndryshuar gati asgjë,sepse vrasja është vrasje kurse vetëvrasja është vetëvrasje,por kanë ndryshuar vetëm rrethanat në të cilat ndodhin këto. Vrasje është kur dikush në mënyrë mizore e privon dikënd nga jeta. Shkaqet janë të shumta varësisht nga rrethanat shoqërore, sociale, ngatërresave të ndryshme midis individëve për shkak të pronës, kur ndodhë që edhe vëllau vëllaun e privon nga jeta. Vrasjet janë të dhembshme, të pa lejueshme, por që ndodhinë dhe janë prezent deri sa të është gjallë njerëzimi. Kurse nga ana tjetër vetëvrasjet poashtu janë përcjellëse e njerëzimit. Edhe vetëvrasjet kryhen nën rrethana dhe kushte të ndryshme kohore. Vetëvrasjet dallojnë nga vrasjet sepse për tu kryer një vrasje duhen dy persona kur njëri e privon nga jeta tjetrin,kurse për vetëvrasje duhet vetëm një person që e vret vetën. Po pse njeriu vendos ta vret vetën. Edhe vetëvrasja kryhet në rrethanat e ndryshme shoqërore, sociale, nga çrregullimet mendore të cilët njerëzit nuk mund tu përballojnë, bien në depresion nuk mund të gjejnë zgjidhje tjetër pos vetëvrasjes si zgjidhje”.

“Pra, vetëvrasja është kur dikush e vret vetën dhe askush nuk ka fuqi që ta ndalojë sepse askush nuk mund të paramendoj se kur dikush don ta vras veten dhe ta parandalojë. Te na shqiptarët vetëvrasjet në të kaluarën ishin më të rralla sepse njerëzit jetonin në bashkësi të mëdha familjare ku ishin edhe emicionalishë më të lidhur. Por me ndryshimin e rrethanave ekonomike, sociale, emocionale ndryshon çdo gjë. Për shembull, në kohën e okupimit vetëvrasjet te shqiptarët ishin më të rralla se sa sot në liri, atëherë njerëzit ishin më të lidhur ,ishin më të lidhur më njeri tjetrin, e kishin vetëm një qellim bashkimin mes tyre për ta mund okupatorin. Na kujtohen ato protesta të fuqishme për të mundë okupatorin. Sot,pas luftës sikur ka ndryshuar diçka, njerëzit nuk janë aq të lidhur me njeri tjetrin si përpara, gjithnjë e me shumë njerëzit po tjetërsohen nga njëri tjetri, sepse shumica prej tyre kanë pritur se liria do të sjellë mirëqenie. Por nuk ndodhi kështu filloi hajnia dhe plaçkitja e pasurisë nga ana e të "fortëve" të cilët në emër të luftës përvetësuan çdo gjë duke e lënë shumicën në varfëri, duke e detyruar që njeriun me shkollë të ikë nga vendi,duke krijuar kështu kriza nervorë, trauma te njerëzit të cilët duke mos mundur të përballojnë kushteve të jetës vendosi të i marrin jetën vetës”.

Më tej, Maxharraj thotë që vdekja e 26 vjeçarit preki të gjithë mirëpo që në gjithë botën ky mund të shihet si ngjarje e cila të shtyen të veprosh si pasoje e shumë rrethanave, në Kosovë ndodhë e kundërta duke e politizuar vdekjen dhe duke u shfrytëzuar nga opozita për interesa politik.

“Kështu, vetëm pas luftës u bënë mbi 250 tentime të vetëvrasjeve, kurse mbi 180 të tjera përfunduan me fatalitet. Gjate kësaj periudhe pati shume luftëtar të lirisë të cilët morën jetën vetës në kushtet dhe rrethanat të cilat ishin gjendur duke mos mund të ushqejnë familjet,nga skamja dhe nga dëshpërimi se liria nuk ua solli atë se per çka kishin luftuar. Me vazhdën e këtillë ndodhi edhe vetëvrasja e të riut 26 vjeçar me konviktin e studenteve i cili ishte karantinuar për shkak të pandemisë. Çdo humbje e jetës së njeriut është e dhembshme për shoqërinë, shokët e sidomos për familjen kur e humbë më të dashurin e tyre. Derisa në shume vende të botes vetëvrasjet shikohen së një akt personal kur njeriu vendos të i merr vetës jetën,këtu në Kosovë po merr edhe dimension politik, po politizohet deri në skajshmëri. Është shumë interesant se si në korë politik rreshtohen pushtetarët e dështuar të jetës politike, krrokasin dhe ulurojnë si bishat se kinse kryeministri Albin Kurti dhe ministri i shëndetit Arben Vitia na qenkan fajtor për vetëvrasjen e këtij 26 vjecarit në konvikt. Këta të gjorë politikan hamalla nuk e dijn apo nuk don me e ditë se vetëvrasjen e njeriut nuk mund ta ndalë askush, sepse vetëvrasja është një akt anipse i turpshëm i takon vet atij me të gjitha rrethanat që e kanë shty të merë një vendim të tillë”.

Image
Binak Maxharraj

“Izolimi është një akt ku çdo shtet e rregullon për mbrojtjen e qytetarëve dhe vetes së tij, dhe këtu nuk ka diskutim. Nuk është fajtor aspak as Kurti e as Vitia për vetëvrasjen e këtij të riu. Dhe kërkimi i dorëheqjes së tyre është anakronizem, është paftyrësi, sepse sot opozita e ka humbë tourrin është bërë si bishat e egra. Këta të gjorë nuk din të bëjnë opozitë konstruktive,opozita e tyre është destruktive e poshtër,e pafytyrë”.

Në fund profesori u shpreh që ata që po flasin tash heshtën kur ndodhi ngjarja e Deharit, kur ndodhi vdekja e Deharit askush nuk e mendoi dorëheqjen dhe është plotësisht e padrejtë të kërkohet dorëheqja e Kurtit dhe Vitisë kur të dy po menaxhojnë luftën kundër pandemisë mjaftueshëm mirë.

“Rreshtimi i opozitës destruktive në folenë e qyqëve, që çirren dhe krrokatin i ka vetëm qëllimet e tyre që të bëjnë politike edhe mbi kufomat për të cilat duhet që tu vije turp të patrupshmive. Po pse këta pushtetar mjerana, të pa fytyrë nuk reaguan kur ata ishin në pushtet kur u vra nga vetë shteti Astrit Dehari. Bile as ndërgjegjeje tyre nuk i preku. Pse edhe atëherë këta nuk i preku fare ndërgjegjja e tyre për dorëheqje,por si duket më shumë ishin të ngazëlluar që e hoqën qafe një aktivist të LVV që u vra nga dora e shtetit në qelitë e tyre. Të këtilla janë këta të cilët edhe fatkeqësitë e njerëzve e bëjnë politik,për përfitime elektorale në partite e tyre të cilat populli i gjuajti në rrugë si stërvina që kundërmojn.

Është plotësishte e qartë se qeveria Kurti po e menaxhon mjaftueshëm luftën kundër pandemisë dhe e cila sipas rezultateve është një ndër të parat në Evrope. Prandaj, as kryeministri Kurti poashtu as ministri Vitia as mendja mos tu shkoj te japin përgjegjësi. Le të vazhdojnë punën e tyre,kurse horrat dhe korbat e zi në opozitë të krrokatin sa të duan”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat