Çka po ndodh mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, a po ndahet përsëri Vetëvendosje?

Politika

Çka po ndodh mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, a po ndahet përsëri Vetëvendosje?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 maj 2020 Në ora: 16:17
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

A ka tensionim në raportet mes Albin Kurtit dhe Glauk Kunjufcës, mendime të ndryshme në kuadër të mendimit ndryshe, apo krisje të mardhënëieve që nuk mund të rikoperohen dot më?. Këto dhe shumë pikëpyetja janë ngritur së fundi mes raporteve të dy figurave kryesore në Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Zanafilla e këtyre lidhet me një zemër: Richard Grenell. Për këtë të fundit Albin Kurti hodhi akuza se ka gisht në rrëzimin e qeverisë, përkatësisht mocionine mosbeismit, që të cilën gluaku nuk e mendon njësoj, për më tepër nënkryetari i VV dhe njëherësh ministër i punëvë të jashtëm, e sheh jo të duhur marrëdhëniet e qeverisë me SHBA.

Si për të shtuar zërat u vu re mungesa e z.Konjufca në mbledhjën e VV, me Albin Kurtin që “qëllimisht” zgjodhi të lavdëronte dy nga ministrat e VV në qeverinë, asnjëheri prej tyre nuk ishte z.Konjufca.

Dy mundësitë e cekura më lartë, mendime të ndryshme në kuadër të demokracisë së brendshme të qeverisë respektivisht VV, apo krisje të raporteve mbi bazën e divergjencave konceptuale, rrjedhimsht që mund të qojnë deri tek ndarja e VV.

Do të ishte mirë që në partitë politike të vendit tonë mendimi ndryshe të shihet dhe trajtohet si vlerë, kështu që nuk do të mund të ngriheshin dilema cdo herë që ka raste të tilla, sëe mos shohet në ndarje. Faktikisht, deri më tani, në partitë tona politike ka munguar debati i brendshëm, ka ekzistuar kryetari dhe të tjerët ushtarë që i janë bindur urdhërave të tij, kushdo që ka menduar ndryshe është “eleminuar politikisht”.

Derisa ende nuk kemi shpejgim në këto dilemma as nga z.Kurti dhe as nga z.Konjufca, na lind e drejta që bëjmë edhe në pyetjen çfarë po ndodh mes Albinit dhe Glaukut?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat