Haxhi Hoti t’i kërkojë falje diasporës

Politika

Haxhi Hoti t’i kërkojë falje diasporës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 maj 2020 Në ora: 12:51
Haxhi Hoti

Ish-anëtari i partisë  Nisma Socialdemokrate. Haxhi Hoti, ka dhënë deklaratë ditë më parë në lidhje me mërgatën e Kosovës. Në deklaratë ai shkroi që “Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit”, shkroi Hoti.

Reagime të shumta patë nga figurat politike dhe gjithashtu nga bashkatdhetarët tanë që gjenden jashtë Kosovës, të cilët u shokuan nga kjo deklaratë skandaloze e Hotit.

Deklarata e plotë e Haxhi Hotit:

“Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit.

Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpitë e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj.

Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mëngjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë.

Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë!”

Pas kësaj deklarate partia NISMA në Rahovec reagoi duke u shprehur e distancuar nga kjo deklaratë e Hotit.  Ata u shprehën që denjon ashpër gjuhën e përdorur nga Hoti dhe se mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit.

Gjithashtu NISMA për Kosovën në Rahovec deklaruan që Z.Hoti nuk është përfaqësues I NISMES në degën e Rahovecit dhe se e gjitha se çfarë ka shkruar ai ka qenë mendim I tij personal.

Deklarata e Nisma për Kosovën – Rahovec

Nisma Socialdemokrate dega Rahovec, distancohet nga postimi në rrjetin social i Z. Haxhi Hoti dhe gjuha e përdorur ndaj mërgatës.

Ne e dënojmë ashpër gjuhen të cilën ai e ka përdorur ndaj mërgatës. Të gjithë jemi në dijeni për rolin dhe kontributin te cilin mërgata e ka dhënë dhe vazhdon ta japi si para luftes, gjate saj gjithashtu edhe në ditët e sotme.

Kontributit i mërgatës është burim i rëndësishëm i mbijetesës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Remitencat paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të të ardhurave dytësore në Kosovë.

Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit.

Z. Hoti nuk është përfaqësues i Nismës Socialdemokrate Dega Rahovec, dhe çdo gjë që ai postoj është vetëm mendimi personal i tij.

Zeqa: Ju bëjë thirrje të sinqertë të gjithë bashkombasve në Kosovë që para se të flasin për mërgatën, të informohen paraprakisht për kontributin e çmuar të mërgatës tonë

Image
Florim Zeqa

Analisti politik nga diaspora, Florim Zeqa, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që atakimi për diasporën nuk është herë e pare, pasi që kemi pasur raste edhe nga figura të tjera politike dhe njerëz të papërgjegjshëm që fyen mërgatën.

Deklarata e Hotit ishtë një ndër fyerjet më të rënda dhe skandaloze që vjen prej një anëtari të një subjekti politik.

“Nuk është hera e parë, që nga njerëz të papërgjegjshëm apo të pa informuar mirë, e për më keq, nga figura të skenës politike (publike) atakohet padrejtësisht dhe fyhet rëndë mërgata jonë, pjesa më e shëndoshë e arteries tonë kombëtare. I fundit që fyeu publikisht mërgatën tonë ishte Haxhi Hoti, ish kandidatë për deputet nga radhët e NISMA-s, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh pikërisht kështu; "Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijët e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mëngjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”. Kjo është fyerja më e rëndë dhe më skandaloze që vjen prej një anëtari të një subjekti politik i cili pretendon të qeverisë me vendin”, u shpreh Zeqa.

Më tej, Zeqa thotë që ato se çfarë i tha Hoti nuk përkojnë me realitetin pasi që janë me qindra të rinjë nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë., duke u shprehur që përgjigjen Hotit i dha subjekti i tij politik.

“Janë me qindra e mijëra shembuj e argumente që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e ka pohuar për mërgatën anëtari i NISMA-s, mund të shkruhen mijëra e miliona fjalë miradije për kontributin e mërgatës tonë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Janë me qindra të rinj nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë. Nuk dëshirojë ta kualifikojë me fjalë fyese bashkatdhetarin tim, z. Haxhi Hoti, ish kandidatin për deputet nga radhët e NISMA-s për fyerjet e turpshme ndaj mërgatës tonë, për arsye se jam i bindur që ka pasur mungesë të informacioneve për mërgatën. Fundja, përgjigjen më të merituar atij i dha subjekti i tij politik”, tha Zeqa.

Në fund, analisti nga diaspora, bënë thirrje bashkëkombësve në Kosove dhe trojet etnike që të informohen para se të flasin për mërgatën pasi mërgata ka dhënë dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën.

Gjithashtu kërkohet që edhe Hoti të kërkoj falje për t’i shpëtuar mallkimit nga Zoti.

“Nga këtu, ju bëjë thirrje të sinqertë të gjithë bashkëkombësve në Kosovë dhe trojet etnike, që para se të flasin për mërgatën, nëse nuk kanë njohuri të mjaftueshme, të informohen paraprakisht për kontributin e çmuar dhe vlerë madh të mërgatës tonë në aspektin material që nga krijimi i themeleve të Republikës së Kosovës në vitet e '90-ta, me financimin e shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë (mbajtjen e arsimit shqip dhe shëndetësisë), kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës çlirimtare dhe për ndihmat e pandërprera pas përfundimit të luftës, në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tone”.

“Pas distancimit dhe shkarkimit nga postet politike si ndëshkim nga partia e tij, radhën e ka kërkim falja nga bashkatdhetari ynë Haxhi Hoti, për t'i shpëtuar mallkimit nga Zoti. Zoti e bekoftë mërgatën, arterien më të çmueshme dhe më të shëndoshë të qenies tonë kombëtare”, përfundoi Zeqa, për “Bota sot”.

Shala: Haxhi Hoti duhet të kërkosh falje të gjithë mërgimtarëve

Image
Hafiz Shala

Analisti tjetër politik nga diaspora, Hafiz Shala, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që  nuk e kupton arsyen e kësaj deklarate duke iu drejtuar Hotit si njw injorues i mërgatës.

 “Ku po i dhemb zotit Haxhi Hotit që ju vërsul mërgatës shqiptare me kaq mllef?!

Ose është i ndërsyer nga partia ose, përndryshe do ta konsideroja si program politik e ideologjik të partisë, nwse publikisht nuk distancohet ndaj kësaj deklarate.

Kandidati për deputet i partisë së Nismës Socialdemokrate po që nuk paska arritur të bëhet deputet, tani, po ju vërsulka mërgatës shqiptare ndoshta sipas tij edhe ”është fajtore”  pse nuk ja arriti. Sipas mendësisë së tij, po mos të “përzihej” mërgata në punët e shtetit të Kosovës, posaçërisht në zgjedhje si pjesë e kombit sipas tij që u dashka harruar, injoruar, përbuzur, e nënçmuar sepse ua paska prish planet dhe pamundësuar që për pak ta kaloj pragun dhe të bëhet pjesë e Parlamentit. Por, ja që e kaluan siç e dinë ata vetë. Ju e dini, por edhe ne e dimë se si keni depërtuar për bire te gjilpërës me makinacione të llojit dhe sojit tuaj që, megjithatw e kaluat pragun dhe, tani jeni pjesë e Parlamentit por, ti nuk ishe pjesë e atyre të cilët e rrëzuan Qeverinë me në krye Albin Kurtin të cilit, i dhatw ultimatum që, ose të largohët nga Kosova ose, do të rrezikohet më jetë”.

Shala vazhdon më tej, që ti blini, ti shantazhoni, ti kërcënoni votuesit, bile edhe me metoda sociale duke e keqpërdorë gjendjen e rëndë materiale që nga lufta e deri në ditët e sotme. Gandi do të thoshte: skamja është terrori ma i madh ndaj njeriut.

“Kur nuk ke çka i bën kalit i mëshon samarit, thotë populli. Po pse po e fajson Albinin e jo mërgatën pse ai bashkë më zonjën Vjosa Osmani ishin ma të votuarit. Votat e mërgatës, të pa kontrolluara, të pa shantazhuara ashtu sië jeni mësue, por të lira ndikuan sadopak që të ndodhë ndryshimi i madh i shumëpritur. Ti je nje injorues i mërgatës, dhe ti dhe partia yte famoze ish pjesë e PDK-së më njolla të llojllojshme të krimit, korrupsionit e nepotizmit e cila ju largojë nga gjiri i sajë. Unë, po të isha në vendin tuaj, do të ndihesha i lumtur por, fatkeqësisht keni mbetë me të njëjtin mentalitet dhe naivitet, që po që nuk ndryshoni, do të përfundoni shumë keq. Sipas teje, ndoshta edhe partisë sate nëse nuk distancohet nga ti, mërgatës duhet ndaluar të votojë në Kosovë, sepse sipas meje po ua çartka hesapet e juaja elektorale siç jeni mësuar. Ti blini,ti shantazhoni, ti kërcënoni votuesit, bile edhe me metoda sociale duke e keqpërdorë gjendjen e rëndë materiale që nga lufta e deri në ditët e sotit. Gandi do të thoshte: skamja është terrori ma i madh ndaj njeriut. Ju, keni luajtur edhe më këtë letër të ndytë e të pamëshirshme”.

Shala i drejtohet Hotit duke i thënë duhet të ketë turp edhe ai edhe partia e tij pasi këto deklarata nuk bëhen e sidomos të bëhen pa kërkuar falje.

“Mërgata, duke i mbajtur familjarët e vet, duke e ndihmuar shtetin në forma të ndryshme e cila përmes remitencave, e ndihmon buxhetin e varfër të Kosovës. Si nuk turpërohesh ti, dhe partia e jote nëse nuk distancohet nga kësi llojë kualifikimi skandaloz dhe nuk kërkon falje, dhe insistoni që më ligj të na e ndalohet votimi për deputetët e shtetit nga i cili vijmë e më të cilin jetojmë dhe për të cilin punojmë aty ku kërkohet ndihma e jonë. Njw shembull i Kroacisë e cila, në shenjë respekti, falënderimi për kontributin e mërgatës së tyre, po flasë këtu në SHBA, nënkryetarin e Parlamentit kroat e kanë zgjedhur nga diaspora. Dhe, Presidentit Tuxhman, i siguruan aeroplan shtetëror. Mërgata, po të ishte rregullue më ligj, më siguri së do të duhej që të përfaqësohej në Parlamentin e Republikës së Kosovës, jo për interesa tona por për interesa shtetit për nji demokraci të shteteve perëndimore dhe mbikëqyrje te parasë publike e cila është keqpërdorur, është vjedhur dhe është abuzuar. Partia e juaj, zotëri, nuk i ka duart e pastra nga të gjitha ato dukuri, prandaj, sa dukët nuk keni dëshirë që mërgata te ua dinë punët e juaja të pista sepse ne këto i themi haptas, e ju”duhet” te heshtni”, tha Shala.

 “Sipas thënies: Qejtë lehin por karavani e vazhdon rrugën, ne nuk do të ndalemi. E ti, ma së paku që duhesh ta bësh është, ti kërkosh falje të gjithë mërgimtarëve sepse, këta janë pjesa ma e dashur e atdheut, popullit, familjes dhe kombit në përgjithësi. Uroj që të jesh i bindur në këtë sepse askush nuk ndjenë me shume dhimbje për atdheun dhe popullin e vet se sa mërgimtarët. A ende nuk u bindët në këtë, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat