Akuzat ndaj Vjosa Osmanit, profesori tregon kush dhe pse po duan ta largojnë nga LDK

Politika

Akuzat ndaj Vjosa Osmanit, profesori tregon kush dhe pse po duan ta largojnë nga LDK

Nga: A.SH Më: 12 maj 2020 Në ora: 16:59
Vjosa Osmani

LDK gjithmonë thekson se brenda saj lejohet mendimi ndryshe.

Ndërsa nga ana tjetër, kritikat të vazhdueshme po bëhen në adresim të Kryeparlamentares dhe njëherësh nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit, nga bashkëpartiakët e saj.

Në lidhje me këtë, profesori Sylejman Mehazi, në një prononcim pët “Bota sot”, ka thënë se, ky mendim më së miri po kuptohet me anë të sulmeve të njëpasnjëshme e të vazhdueshme të funksionarëve të LDK-së ndaj bashkëpartiakes Vjosa Osmanit.

“Se sa lejohet mendimi ndryshe brenda LDK, më së miri kuptohet me anë të sulmeve të njëpasnjëshme e të vazhdueshme të funksionarëve të LDK-së ndaj bashkëpartiakes Vjosa Osmanit. Pra, të kota janë arsyetimet e kësaj partie se lejohet mendimi ndryshe, sikur të ishte respektuar mendimi ndryshe atëherë pse këta zotërinj të LDK-së jo vetëm se e kritikojnë e sulmojnë, por edhe duan ta largojnë e shkarkojnë nga LDK, për shkak se Vjosa Osmani mendon ndryshe prej Isa Mustafës, Hazirit e Veliut”, thotë Mehazi.

Ai këto sulme i quan të qëllimshme e të dirigjuara mirë nga klanet e vjetëruara të LDK.

“Këto sulme ndaj Osmanit janë të qëllimshme e të dirigjuara mirë nga klanet e vjetëruara të LDK që Vjosa Osmanin e shohin si konkuruese e fuqishme për të bërë ndryshime radikale në LDK duke prurë frymën e re politike e njëkohësisht për të ndërruar këtë elitë të stërvjetruar politike. Sulmet e kritikat e vazhdueshme bëhen ndaj Osmanit për të ruajtur pleqtë e LDK-së pozitat e larta partiake, ata e dinë se vetëm Vjosa Osmani është kundërshtare e denjë për t'i eliminuar ata, dhe për shkak frikës së humbjes së pozitave partiake sulmohet Vjosa Osmani”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat