E zbulon profesori se çfarë rreziku i kanoset LDK-së, nëse vazhdon me akuza kundër Vjosa Osmanit

Politika

E zbulon profesori se çfarë rreziku i kanoset LDK-së, nëse vazhdon me akuza kundër Vjosa Osmanit

M.H Nga M.H Më 13 maj 2020 Në ora: 08:19
Foto ilustrim nga "Bota sot"

LDK gjithmonë thekson se brenda saj lejohet mendimi ndryshe.

Ndërsa nga ana tjetër, kritikat të vazhdueshme po bëhen në adresim të Kryeparlamentares dhe njëherësh nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit, nga bashkëpartiakët e saj.

Së fundi ata të cilët reaguan ishin Rugova dhe Selmanaj, të cilët u shprehën që ata të cilët janë në partin e LDK-së, duhet të sillen si të tillë, kështu duke lënë të nënkuptohet që nuk duhet pasur reagime apo mendim të lirë brenda LDK-së.

Në lidhje me këtë temë, profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që e gjithë kjo akuzë që po bëhen drejtë Osmanit se “ajo po bashkëpunon me Albin Kurtin” e duke vazhduar deri tek thirrja për ta larguar nga LDK. Dhe fatkeqësisht në këtë fushatë janë përfshirë edhe njerëz të ditur, të cilët kanë aftësinë që të shohin përtej Vjosës, Isës dhe madje edhe përtej LDK-së.

“Sulmet kundër Vjosa Osmani brenda LDK-së këto kohët e fundit janë shtuar. Por ajo që më bie në sy ka të bëjë me faktin se kundër zonjës Osmani këto kohët e fundit nuk ka vetëm sulme, por po bëhen shumë kërcënime. E gjitha kjo po stiset me akuzën se “ajo bashkëpunon me Albin Kurtin”! Kërcënimet shkojnë deri te thirrjet për ta larguar nga Lidhja Demokratike. Dhe fatkeqësisht në këtë fushatë janë përfshirë edhe njerëz të ditur, të cilët kanë aftësinë që të shohin përtej Vjosës, Isës dhe madje edhe përtej LDK-së. Në këtë grupim unë mund të përfshij edhe dy deputetët. Zotin Rugova dhe zotin Selmanaj. Po le t’i sqarojmë disa rrethana, në të cilat zhvillohet ky debat. Vjosa nuk ka qenë edhe herë të tjera në një linjë me liderin e LDK-së. Është sfiduar dhe ajo ka sfiduar. Gjatë kësaj sfide deri tani asnjëra palë nuk ka fituar politikisht, por moralisht fituese ka qenë dhe mbetet Vjosa osmani. Lidhja Demokratike duhet të kuptojë se nëse nuk respekton vlerat morale, atëherë do të njësohet me partitë e tjera të PANI-t, si parti e antimoralit. LDK është e vetmja parti, e cila ka lejuar debatin. Është tjetër punë konflikti në një kuvend të saj, i nxitur nga politikanët e hurit e të litarit në Kosovë. Por pala me Fatmir Sejdiun ishte në linjën e Rugovës, në linjën e vlerave”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, Profesori shprehët që nëse duam të shpjegojmë se kush qëndron me vlerat dhe kush janë anti-vlerat, atëhere Osmani qëndron tek vlera pasi sipas profesorit është e pakorruptuar dhe antivlerë është Mustafa pasi vazhdon të flirtoj me politikanë të dështuar për veprimtari antikombëtare.

Duke theksuar gjithashtu që Mustafa dhe njerëzit pranë tij e akuzojnë zonjën Osmani për lidhje me Albin Kurtin, ndërkohë që vetë janë afishuar shumë herë si shërbëtorë të Hashim Thaçit. Albin Kurti mbetet në shërbim të kauzës së Kosovës.

“Sot duhet të shpjegojmë se kush qëndron me vlerat dhe kush janë anti=vlerat. Për mua vlerë është Vjosa Osmani, jo pse ka karizëm, por se është e pakorruptuar, nuk bën kompromise kundër parimeve, nuk nënshtrohet, ndjek kauza dhe misione të qarta, të cilat vijnë në harmoni me interesat e Kosovës. Antivlerë është Isa Mustafa, sepse bën kompromise të dhumbshme për LDK-në dhe vetë Kosovën. Ai siç erdhi në pushtet përmes kulisave, vazhdon lojën e kulisave dhe flirton me politikanë të dëshmuar për veprimtari antikombëtare. Ai dhe njerëzit pranë tij e akuzojnë zonjën Osmani për lidhje me Albin Kurtin, ndërkohë që vetë janë afishuar shumë herë si shërbëtorë të Hashim Thaçit. Albin Kurti ka huqet e veta, por deri më sot dhe sa kohë do t’i kundërvihet projekteve të Thaçit, ai mbetet në shërbim të kauzës së Kosovës. Kështu që mund të themi se kur Vjosa akuzohet për flirte me Kurtin, Isa akuzohet për flirte me Hashim Thaçin. Dhe shqiptarët e dinë se flirtet me Thaçin janë gjithashtu flirte me beogradin! Pra, edhe po të pranojmë se Vjosa mban anën e qeverisë së sotme të Kosovës dhe kërkon zgjedhje të reja e jo qeveri me kryeministër të LDK-së, ajo niset jo nga interesat e saj, por nga interesat e Kosovës. Ky është dallimi. Aq më tepër që nëse LDK do kishte kryeministër, shqiptarët e kanë votuar për këtë post Vjosa Osmanin. Kanë provuar të votohen të tjerët dhe kanë dështuar”, u shpreh profesori.

Tutje Bytyçi, thotë që nëse LDK-ja vazhdon me sulme dhe kërcënime kundër zonjës Vjosa, atëherë LDK do të do të shndërrohet në një parti e tipit Stalinist dhe rreziku që të dalë jashtë spektrit të partive politike parlamentare mund të jetë i madhë.

Image
Enver Bytyçi

“Tani të dështuarit sulmojnë, provokojnë dhe intimidojnë atë që kontribuoi me moral politik për fitoren e LDK-së. Mendimi ndryshe është kusht për ta përcaktuar nëse një parti politike është ose jo liberale dhe demokratike. Nëse Lidhja Demokratike vazhdon me sulme dhe kërcënime kundër zonjës Vjosa, atëherë LDK do të do të shndërrohet në një parti e tipit stalinist. A i shkon kësaj partie të bëhet kaq sektare dhe e mbyllur? A mund t’i sjellë asaj elektorat sektarizmi? Përvoja ka dëshmuar se jo. Partitë sektare janë të destinuara të dështojnë në zgjedhje. Shumë rryma sjellin më shumë vota. Në momentin që mungojnë alternativat brenda një partie, elektorati ngushtohet, zvogëlohet deri sa partia në fjalë të dalë jashtë spektrit të partive politike parlamentare. Nuk uroj kurrë që LDK ta ketë këtë fat. Por nëse vazhdohet me këtë lloj mentaliteti, rreziku është i madh. Praktikisht Vjosa osmani është aseti më me vlerë individual në atë parti, me më shumë vlerë edhe se Isa Mustafa. E kam fjalën për elektoratin, jo për militantët, të cilët janë të prirur të duartrokasin çdo lloj kryetari, edhe nëse ai mund të jetë një idiot, i korruptuar ose i kapur mat nga politikanë të tjerë të inkriminuar! Përfundimisht mendoj se vendi i Vjosa Osmanit është në Lidhjen Demokratike. Edhe nëse LDK e flak jashtë radhëve të saj, ajo nuk duhet të largohet”, tha profesori.

Në fund Bytyçi, u shpreh që Osmani duhet të kandidoje si e pavarur për deputete dhe se nuk duhet nënshtruar presionit të Mustafës apo politikanëve të tjerë.

Osmani do ta fitojë këtë betejë shprehët me tej profesori dhe se do të vi një ditë që ajo do të jetë kryetare e LDK-së edhe nëse Mustafa do ta flakë jashtë kësaj partie.

“Në momentin e zgjedhjeve, nëse LDK nuk e kandidon për deputete, Vjosa osmani duhet të kandidojë si e pavarur, por me logo, logon e Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike. Ajo nuk duhet t’i nënshtrohet presionit të Isa Mustafës ose disa politikanëve pranë tij, të cilët janë aty për interesat personale dhe jo për interesat e Kosovës! Vjosa Osmani do ta fitojë edhe këtë betejë. Ajo nuk duhet të tërhiqet nga bindjet e saj, nga projektet dhe vizioni që ka për Lidhjen Demokratike dhe për Kosovën. Një ditë ajo do të jetë kryetare e Lidhjes Demokratike, edhe nëse nesër Isa Mustafa do ta flakë jashtë kësaj partie. Atëherë të gjithë këta që e sulmojnë do të thërrasin “Rroftë Mbreti, Poshtë Mbreti”! Dmth do të shajnë kryetarin e mëparshëm dhe do t’i servilosen Vjosa Osmanit”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat