100 ditëshi i qeverisë Kurti, juristi ka disa fjalë

Politika

100 ditëshi i qeverisë Kurti, juristi ka disa fjalë

Nga: N. H Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:47
Albin Kurti

Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, edhe zyrtarisht mbushi plotë 100 ditë, nga të cilat gjysma në detyrë, pas mocionit të mosbesimit të 25 marsit. Opozita kritikoi të mërkurën qeverinë e zotit Kurti për trajtimin e aleancave ndërkombëtare si dhe qasjen për shkarkimet në ndërmarrjet publike, duke i cilësuar si politike.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se 100 ditëshi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishin vetëm një improvizim i ndryshimit që duhet të ndodhë në vend.

“Kurti s’ka pas 100 ditësh, por 51 ditësh, përpjekje për të improvizuar ndryshimin që duhet të ndodhë në Kosovë. Për të ardhur keq që ai nuk arriti asgjë përveç disa shkarkimeve që nuk quhen ndryshim por që iu ka dal mandati si e ambasadorëve dhe konsullarëve , ka pas disa shkarkime dhe zëvendësim me njerëzit e vet si në PTK, ka edhe disa shkarkime tjera por asgjë tjetër nuk mund të mbahet mend”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai konsideron se taksa ndaj mallrave serbe si qeverinë e kaluar të Haradinajt, e ka rrëzuar edhe këtë të fundit, qeverinë aktuale në detyrë.

“Qytetarët mbajnë mend vetëm se taksa ka rrëzuar dy qeveri, të Haradinajt dhe të Kurtit, të dytë jo fleksibile dhe shpërfillës të rendit botërorë dhe atij regjional, politika e pavarur duhet të bëhet se Kosova është shtet i pavarur, por politika e jashtme e Kosovës bazohet në politikat e shteteve perëndimore , pra Kosova është partner strategjik i perëndimit, gabimet e bëra i larguan nga loja politike. SHBA-të dhe me shumë se gjysma e BE-së e detyruan të shkarkojnë Kurtin”, ka thënë ai.

Në fund, ai shprehet se qeveria e Kurtit nuk do të mbahet mend për asgjë tjetër, por vetëm si përpjekje për të qeverisur, dhe për marketing politik.

“Pra, për të ardhur keq, por nuk do të mbahet mend për asgjë, por vetëm si përpjekje për të qeverisur, dhe për marketing politik, edhe më keq ka filluar të ankohet në shtetin e vet, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës që e ka rrëzuar që nuk paraqet politik por lojë fëmijësh. Kosova ka institucionet e saj për ankesë dhe debat dhe dialog, të gjitha i ka, po të kishte ditë të bëjë politik nuk do të rrëzohej”, ka përfunduar njohësi i cështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat