Gjermania e “frenon” Serbinë dhe Rusinë për ndryshimin e kufijve më Kosovën

Politika

Gjermania e “frenon” Serbinë dhe Rusinë për ndryshimin e kufijve më Kosovën

Nga: A.M. Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:31
Bundestagu gjerman

Sot në Bundestagun Gjerman është diskutuar për Kosovë, për këtë ka folur për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehemti, ku ka përmendur edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të këtij sheti, Heiko Mass, i cili në mënyrë kategorike ka kundërshtuar lëvizjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Mehmeti ka potencuar se Mass ka dhënë mesazh të qartë për ata që janë përfshirë në këtë në këtë çështje.

“Deklarata e ministrit të jashtëm të Gjermanisë në Bundestagun Gjerman se nuk do të këtë ndryshim të kufijve është një mesazh i fortë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë pazarë. Në veçanti mesazhi i fortë për Thaçin_Vuciqin-Ramën, që Gjermanai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë ndryshimin e kufijve, përforcohet edhe me shtimin e 400 ushtarëve gjerman në Kosovë. Kjo deklaratë dhe përgjithësisht qëndrimi pothuajse unanim në Bundestagun gjerman për mos lejim të ndryshimit të kufijve është edhe një mesazh për Moskën se nuk do të lejohet asnjë ndryshim të kufijve edhe nëse Moska përfshihet në bisedimet Kosovë –Serbi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka vlerësuar si pozitiv qëndrimin e Gjermanisë, e cila po i frenon përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë që kufijtë të mos ndryshohen.

“Qëndrimi i ministrit Mass është në favor të Kosovës dhe si i tillë duhet mbështetur . Vlerësoj pozitiv qëndrimin e Gjermanisë, e cila po frenon përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë të përkrahur edhe nga disa shqiptarë, që kufijve mos të ndryshohen, pasi kështu do të forcohet roli rus në Ballkan, dhe njëkohësisht mund të destabilizohet rajoni, për të cilin Berlini zyrtar ka marr përgjegjësi për të qenë faktor i rëndësishëm për ruajtën e stabilitetit”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat