Po paralajmërohet protesta në Kosovë, ja kush ua hapi dyert protestuesve

Politika

Po paralajmërohet protesta në Kosovë, ja kush ua hapi dyert protestuesve

Nga: A.M. Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:41
Provat per proteste

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë sërish afatin për dekretin e propozuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për mandatarin e ri.

“Është e vërtetë së afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e dekretit të propozuar nga presidenti i Kosovës, Thaçi për mandatarin e ri po afrohet mirëpo nuk do të thotë së është afat përfundimtar pasi që Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë këtë afat nëse ka komente shtesë. Gjersa ne luftojmë virusin Covit 19 nuk do të shihja të arsyeshme që të mbushet sheshi me protestues pasi që ne vetë do të pajisim virusin me këmbë që të na vret”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu,  Krasniqi është shprehur se presidenti dhe disa parti politike ju kanë hapur dyert protestuesve duke i dërguar vendimet e qeveris për kufizim të lëvizjes së lirë në Gjykatë Kushtetuese.

“Mos të harrojmë të cekmi së vetë presidenti dhe disa parti politike ju kanë hapur dyert protestuesve duke i dërguar vendimet e qeveris për kufizim të lëvizjes së lirë në Gjykatë Kushtetuese e cila i trajtoj apo i shpalli si shkelje Kushtetuese, vendime të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar lidhur më kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, pavarësisht së ishin marrë  për shkak të pandemisë COVID-19, edhe pse protestat janë e drejt themelore e çdo individi të siguruara me Ligj, Kushtetutë dhe me Konventat Ndërkombëtare, por unë nuk do të praktikojnë këtë të drejtë në këtë kohë.”, ka deklaruar Krasniqi. 

Për më tepër,  Krasniqi ka thënë se deklaratat  e zyrtarëve të LDK-së dhe të  partnerëve të tyre të koalicionit janë presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Deklaratat e LDK-së më partnerët e koalicionit,  për formimin e qeverisë së re janë presion mbi Gjykatën Kushtetuese mirëpo ndoshta edhe mund të dinë vendimin pasi që edhe ata Gjyqtar kanë qenë të gjithë pjesë e politikes, po si do që të jetë ne duhet të respektojmë vendimin cili do që të jetë, pasi që partitë  politike kanë ardhur në pushtet duke u thirrur në sundimin e Ligjit, vetëm mos të harrojmë së duhet të marrim edhe përgjegjësi morale nëse e shkatërrim sistemin zgjedhor, pasi që s'do të kishte rendësi më kush është i pari në zgjedhje, ndoshta duke e dërguar në opozitë edhe partinë që i fiton 49 % apo 59 deputet”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat