Mehmeti: Pesha e varrit të Rugovës është më e madhe, se pozita që mban sot Hashim Thaçi - Bota Sot
Mehmeti: Pesha e varrit të Rugovës është më e madhe, se pozita që mban sot Hashim Thaçi

Politika

Mehmeti: Pesha e varrit të Rugovës është më e madhe, se pozita që mban sot Hashim Thaçi

Nga: D.B. Më: 17 maj 2020 Në ora: 15:33
Thaçi te varri i Rugoves

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për një televizion në Tiranë u pyet për zhvillimet politike, por kur u pyet për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën sikur i humbi zëri, për më tepër që gazetari deklaronte hapur preferencën e tij për Rugovën.

Por pse Thaçi nuk kishte zë gjatë kësaj interviste dhe nuk dinte se çfarë të thoshte, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për gazetën “ Bota sot” se Thaçit i humbi zëri pasi e dinte mirë se po të ishte gjallë Rugova ai do të kishte të përfunduar kaherë karrierën e tij politike.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Thaçi është një letër e lexuar dhe të gjithë e kuptojnë se urrejtja e tij për Rugovën shndërrohet në gëzim sa herë shkon tek varri i Rugovës.

“Pesha e varrit të Rugovës është më e madhe, se pozita që mban sot Hashim Thaçi. Andaj lëkurën e gjarprit të gjithë e njohim, vetëm ai nuk e ka kuptuar se në histori Rugova do të mbetet dhe do të njihet si president dhe figurë historike, kurse Thaçi si një Esat Pasha, që është në gjendje edhe të jap tokë për të shpëtuar nga fatkeqësitë që ia solli popullit”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat