Rrëfimi përfundimtar për luftën e Koshares: Si na sulmuan me tanke forcat serbe

Politika

Rrëfimi përfundimtar për luftën e Koshares: Si na sulmuan me tanke forcat serbe

Nga: N.Sh Më: 18 maj 2020 Në ora: 08:52
Ushtria serbe

Rrëfimit të luftës së Koshares nga luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Pajaziti, po i vije fundi.

Në vazhdimin e sotëm, përfundimtarin, Pajaziti na tregon për luftën e fundit të muajit maj.

Ai thotë se, forcat serbe nuk mundeshin të pajtojnë me disfatën andaj me një luftë të kombinuar mundoheshin që te kthehen prapë në ofensivë për ti rikthyer pozicionet dhe një teren tani më të kontrolluar nga ne, mirëpo tani dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishin forcuar dhe ishin mirë të pozicionuar, por edhe numri i madh i ushtarëve ka bërë që forcat serbe të kenë humbje të mëdha.

“Sipas mendimit tim, luftimet e 11 majit kanë qenë vendimtare dhe ja kanë bërë me dije ushtrisë serbe që UÇK-ja i del zot tokës së vet, ku këtë ditë falë qëndresës tonë në Rrasë të Koshares, e sidomos në pjesën e Gomureve prej kroit të Mehmetit deri lart ku luftonim ne Cobrat serbët për kundër angazhimit të forcave të shumta u thyen dhe pësuan disfatë ku e kuptuan se e kanë humbur definitivisht luftën”, tregon ai.

Ditën e 11 majit 1998 nga njësia “Cobra” ka ra dëshmori i kombit Izet Beqiraj “Baballoqi 2” nën udhëheqjen e Naser Vllasit Komandant Cobra.

Pajaziti thotë se, ky ishte ushtari i parë që bie dëshmor nën komandën e Vllasit si dhe disa të tjerë u plagosën.

“Atë ditë ishim të rrethuar nga tri anët qysh herët pa aguar mëngjesi, ku me agimin e mëngjesit filluan granatimet mbi forcat tona për ti lehtësuar deportimin forcave të veta serbe dhe tentuan të depërtojnë me 2 tanke ku njeri tank ka vazhduar në drejtim të Abaz Thaçit e tjetri përball pozicioneve tona, mirëpo terreni ishte i tillë ku ne e paaftësuam  një tank. Atë ditë as vet nuk di si i kemi përballu luftimet në pjesën ku gjendeshim ne Cobrat. Vlen të ceki se tek ne Cobrat nuk kanë arritur përforcime, siç përmenda më lart me  një të rënë dëshmor disa të plagosur mirëpo gati se çdo pëllëmbë e tokës u garantua nga të gjitha anët, luftimet kanë vazhduar deri orët e pas ditës dikund rreth orës 16:00”, thekson ai.

Ai shton se, pas plagosjes së Naserit, në krahun e djathtë ka Vrojtoret derisa ne ishim edhe më tej në Rrasë të Koshares, ku me ne komandonte zëvendësi i tij Arben Sejdiun, i cili vazhdoi deri në përfundimin e luftës, përderisa Naseri ishte në kurim në spitali në Tiranë.

“Dua të veçoj se isha shume i kënaqur që isha bërë pjesë e njësisë Cobra, po dhe sa herë kishte nevojë të veproja me top përnjëherë shkoja atje me plot vullnet pa hezituar fare, nuk mungonte vullneti  kur isha në mesin e djemve më të mirë te kombit që ishim te lidhur sikurse vëllezër”.

“Me 11 Maj ishin hedhë dy raketa nga aviacioni te depoja fushore të përroi i Padeshit, ku kishte pas të vrarë dhe të plagosur. Po ashtu vlen të ceki se gjatë luftimeve kemi qenë të bombarduar nëpër pozicionet tona në Rrasë me sa më duket me 15 dhe 16 maj gjatë natës nga aviacioni ku kemi pasur të renë dëshmor dhe të plagosur. Poashtu në mëngjesin e 16 prillit në krahun e djathtë nga pozicionet tona dëgjuam se kishin qëlluar Abaz Thaqin nga Drenica. Fal një lufte të mirëfilltë të disiplinuar mirë të përgatitur nga eprorët tanë dhe organizuar e komanduar nga komandantet e sidomos atyre që qëndronin me ushtarët ballë përball në luftime kundër armikut serb dhe ndihmës ajrore të aleatëve tanë ja kemi arritur që të largojmë armikun shekullor nga toka jonë dhe tua sjellim lirinë popullit tonë të shumë të vuajtur dhe kurrë me çizmja e barbarëve serb mos të shkel mbi gjakun dhe tokën tonë”, vazhdon ai.

Sipas tij, pas largimit të agresorit serb nga Kosova janë vendosur në Junik ku kanë vazhduar deri në demobilizimin e UÇK-së.

“Ky ishte një rrëfim i imi në pika të shkurta. Po ashtu dua të theksoja se ishte privilegj për mu të jem ushtar  i Sali Çekut, Agim Ramadanit, Xhemaj Fetahut dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirin që kemi sot pa dalluar bashkëluftëtarët e mi. Po ashtu ndihem krenar që pata fatin të jam ushtar i  brigadës 138 Agim Ramadani ku fati e dashi që të mbijetoj dhe ti mbaj kujtimet dhe dhimbjet në shpirt për të gjithë ata që ranë për këtë vend. Kurrë më mos të shkelet assesi mbi gjakun e derdhur dhe mos ti harrojmë të rënët e kombit, mos të luajmë me vlerat e gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë se mallkimi vjen nga vet ne”, përfundon Jeton Pajaziti. Fund

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat