Mulliqi tregohet mjaftë i ashpër ndaj Ramës,Thaçit dhe Isa Mustafës - Bota Sot
Mulliqi tregohet mjaftë i ashpër ndaj Ramës,Thaçit dhe Isa Mustafës

Politika

Mulliqi tregohet mjaftë i ashpër ndaj Ramës,Thaçit dhe Isa Mustafës

Nga: D.B. Më: 18 maj 2020 Në ora: 14:04
Rama, Mustafa dhe Thaçi

Rikthimi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar për shqiptarët do të ishte fatale.

Kështu mendon analisti politik Skënder Mulliqi i cili shton se, nëse në Shqipëri po e instalon diktaturën Edi Rama, në Kosovë ata që po e instalojnë diktaturën janë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Mulliqi për gazetën “Bota sot” ka thënë se Presidenti Thaçi dhe Isa Mustafa i LDK-së, zgjodhën kohën e pandemisë për të rrëzuar qeverinë e re të Albin Kurtit, kurse Edi Rama ka instaluar sistem një partiak monist dhe veprimi i fundit me shembjen në kohë pandemie të ndërtesës së teatrit, e cila është shembje e demokracisë në Shqipëri.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, gjithë bota demokratike i ruan si sytë e ballit objektet më karakter historik, kurse regjimet shqiptare po i rrënojnë vlerat historike.

“Këta me veprimet e tyre i kanë sjellë dy shtetet tona, në situata te pa lakmueshme. Si të kuptohen ndryshe këto veprime të presidentit Thaçi dhe të kryeministrit Rama, kur i pari po synon ti përvetësojë kompetencat politike që nuk i takojnë me Kushtetute. Kur e gjithë bota u angazhua që të tejkalohet situata e pa pritur nga pandemia, strukturat e vjetra reaksionarë politike në Kosovë, e anashkaluan këtë fakt duke bërë veprime që ta rikthejnë pushtetin e humbur”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai ka vlerësuar se politika autokratike është politikë materialistë dhe politikë për pushtet absolut.

“Diktatorët e vegjël që po na krijohen shumë janë duke i dëmtuar të gjitha proceset. Thaçi dhe Rama, po krijojnë situata jashtë normave demokratike të sjelljes. Ka disa vite që po përfolët ne opinion se këta janë duke u takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për ndryshim kufijsh, e cila teze në dëm të Kosovës po kundërshtohet nga Gjermania e Merkelit, por edhe nga disa shtete me ndikim në Evropë. Shembja e ndërtesës së teatrit është bërë sinonim i shembjes së demokracisë dhe lirisë në Shqipëri. Kurse prodhimi në vazhdimësi i krizave politike dhe institucionale, po e cenon demokracinë edhe ashtu të brishte, dhe vlerat shoqërore në Kosovë. Dy shtetet tona janë varfëruar mjaft nga pushtetet e deritashme. Kjo për faktin se veprimet e fundit e kanë keqësuar edhe më shumë gjendjen politike , duke e bërë atë gjithnjë e më acaruese dhe të rrezikshme”, është shprehur analisti politik Skënder Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat