"Lufta" e Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi tregon çfarë vendimi pret

Politika

"Lufta" e Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi tregon çfarë vendimi pret

Nga: G.B Më: 27 maj 2020 Në ora: 10:57
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Të premten do të publikohet vendimi zyrtar nga Gjykata Speciale lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

Por, ka pasur lajme vendimi do të jetë në favor të presidentit, edhe pse ende nuk dihet vendimi përfundimtar.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se pritet që të aprovohet kërkesa për formimin e Qeverisë Hoti.

"Duke u bazuar në media të shkruara së vendimi është në favor të Presidentit, ku edhe afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese është në fund të javës saktësisht të premten pritet që të aprovohet kërkesa e Presidentit, duke ju mundësuar edhe z. Hoti për formimin e qeverisë", ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, presidenti dhe kryeministri kanë hapur një luftë mes vete dhe presidenti dëshiron që me ndikimin e tij mbi gjykatën, ta vë Kurtin para një akti të kryer.

Image
Islam Krasniqi

"Presidenti dhe Kryeministri kanë shfaqur një luftë të hapur mes veti, ku presidenti me ndikimin e tij mbi Gjykatën Kushtetuese dëshiron ta vë z. Kurti para një akti të kryer, gjithashtu duke e futur vendin në një krizë të re politike për ia humbur fuqinë elektorale Kryeministrit në detyrë", është shprehur ai.

Sa i përket protestave të paralajmëruara, ai vlerëson se kanë pak vlerë në vendin tonë.

"Protestat pak vlerë kanë në vendin tonë, nesër bazohemi në të kaluarën, për interesa personale kanë përdorur aparatin e dhunës apo Policinë e Kosovës, Njësitet Speciale si në kohën e regjimit famëkeq, duke e mbushur oborrin e Parlamentit të Republikës së Kosovës plot me policë për të mundësuar mbajtjen e seancës", ka vlerësuar më tej Krasniqi.

Ai thotë se presim që Gjykata të merr vendim që të mos shkelë fituesin e zgjedhjeve dhe të mos prishë rendin kushtetues.

"Andaj presim nga Gjykata Kushtetuese që të merr vendim të drejtë duke vepruar në bazë të praktikave të kaluara, duke mos e shkelur fituesin e zgjedhjeve sepse mund të prishet rendi Kushtetuese, saktësisht sistemi zgjedhor dhe rëndësia e fituesit", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat