“200 vendimet e Qeverisë Kurti”

Politika

“200 vendimet e Qeverisë Kurti”

Nga: A.M. Më: 31 maj 2020 Në ora: 08:45
Taulant Kryeziu

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, për dallim nga qeveritë e kaluara, ka ndjekur një qasje të qeverisjes së bazuar në evidencë, qeverisje transparente, dhe me llogaridhënie të lartë.

“Vlerësoj se 100 ditëshi i Qeverisë Kurti, gjysma nga to në detyrë, është 100 ditëshi më i suksesshëm i qeverisjes në histori të Kosovës, për shumë arsye. Së pari, qeveria Kurti, për dallim nga qeveritë e kaluara, ka ndjekur një qasje të qeverisjes së bazuar në evidencë, qeverisje transparente, dhe me llogaridhënie të lartë.

Së dyti, qeveria Kurti është e ndërtuar mbi dy shtylla kryesore, atë të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të ekonomisë, të cilat reflektohen në vendimet e shumta të ndërmarra përgjatë këtij 100 ditëshi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, zëvendësministri është shprehur se qeveria përgjatë këtij 100 ditëshit të qeverisë ka marrë rreth 200 vendime.

“Së treti, qeveria Kurti, ka trajtuar me dinjitet dhe transparencë çdo cent të buxhetit të shtetit, kështu duke vërtetuar se respekton secilin qytetar të vendit si kontribuues direkt në buxhet të Republikës së Kosovës dhe duke jap shembull për çdo njërin sesi duhet shpenzuar paraja publike. Mbi të gjitha, vlerësoj se Qeveria Kurti ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë COVID 19 duke u bërë shembull për rajonin dhe botën. Më konkretisht, gjatë këtij 100 ditëshi, të Qeverisë Kurti, u morëm afër 200 vendime me të cilat zvogëluam kabinetin qeveritar, përgjysmuam pagat për qeverinë, ulëm shpenzimet dhe privilegjet dhe parandaluam keqpërdorimin me paranë publike: 1.4 milion euro në vit do të kursehen pasi ka më pak ministra, zv. ministra, këshilltarë e asistentë, 1.1 milion euro në vit do të kursehen nga përgjysmimi i pagave të qeveritarëve, mbi 300 mijë euro në vit dhe do të kursehen nga heqja e privilegjeve të shumta”, ka potencuar Kryeziu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat