Isa nuk i duron kritikat, nuk i beson sondazhit që nuk është në favor të tij - Bota Sot
Isa nuk i duron kritikat, nuk i beson sondazhit që nuk është në favor të tij

Politika

Isa nuk i duron kritikat, nuk i beson sondazhit që nuk është në favor të tij

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 qershor 2020 Në ora: 13:07
Isa Mustafa

Komunistët, njerëzit me mendësi komuniste kanë një gjë të përbashkët : realitetin nuk e shohin, ose nuk duan ta shohin, njësoj si populli. Për më tepër në emër të popullit flasin, derisa veprojnë ndryshe, rrjedhimisht kundër interesave të tyre.

Për më tepër në politikë , po flas për shtet me demokraci mesatare, politika shihet një cikël.

Vetëm njerëzit me tipare komuniste ëndërrojnë jo vetëm të vdesin me pushtet , por edhe pas vdekjës të vazhdojë ndikimi i tyre.

Derisa lexova një status në FB të Isa Mustafës mu kujtua se ky njeri ka qenë pjesë edhe e komunizmit, pastaj edhe pjese e qeverisë Bukoshi, dhe pas lufte vazhdon të ketë ndikimin e tij në skenën politike.

Nuk e gjykoj Isën për shërbimin  në kohën e komunizmit, le ta ha djalli, po e zëm sikur ska ndodhur asgjë të keqe.Shqetësimi im për Isën, jo si qytetar, por si udhëheqës i LDK-së ka të bëj me mendësinë e tij. Duke mohuar çdo gjë që nuk është në favorin e tij, shpesh edhe duke ofenduar të tjerët që mendojnë ndryshe, tërheqja zvarrë e vajzës së heroit Jusuf Gërvalla, dhe shumë episode të tjera dëshmojnë një gjë : vesi që i ka ngelur nga koha kur i ka shërbyer komunizmit. Me rregullat e njejta vazhdon dhe sot Isa, jo kot thonë se : dikujt më parë i del shpirti se vesi.

Të mohosh diçka që e dijnë edhe fëmijët në djep, dhe zogjtë e malit, për një akademik është  vështirë të shpjegohet ndryshe, përveç si ves. Isa nuk mundet me ndryshu, të veshtirë e kam me kuptu servilizmin e atyre që i sillen.Të kesh luftuar komunizmin, dhe në anën tjetër  të mbështesësh  Isa Mustafën nuk shkon.

Për ironi, LDK e themeluar nga dr.Rugova si kundërvënie kundër komunizmit dhe diktaturës, sot udhëhiqet nga njeriu i atij regjimi, që edhe sot vazhdon të mendoje dhe veprojë po me atë logjikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat