Cili është hapi i parë që do të marrë Qeveria Hoti – skenari që rrezikon të prek Kosovën - Bota Sot
Cili është hapi i parë që do të marrë Qeveria Hoti – skenari që rrezikon të prek Kosovën

Politika

Cili është hapi i parë që do të marrë Qeveria Hoti – skenari që rrezikon të prek Kosovën

M.H Nga M.H Më 1 qershor 2020 Në ora: 13:52
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Njoftimin e bëri zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu duke thënë se, masat e vjetra do të vazhdojnë të zbatohen, derisa atyre do të ju shtohen vazhdimisht ato të reja.

Masa për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë pa etiketën në të cilën duhet të shkruan, "Republika e Kosovës", sipas analistit politik për një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vendim ishte një akt meritot ligjor dhe shtetëror i cili është dashur të merret edhe më herët.

“Vendimi i qeverisë në detyrë për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë pa etiketën në të cilën duhet të shkruan, “Republika e Kosovës”, është një akt meritor ligjor dhe shtetëror, të cilin qysh para 10 viteve është dashur që ta kishin marrin qeveritë e më hershme, por të cilën gjë nuk e kanë bërë për shkak, sepse nuk kanë pasur as guxim dhe as dijë, se si është dashur të veprojnë karshi një shteti i cili ka bërë gjenocid dhe masakra ndaj shqiptarëve. Prandaj, vendimi i qeverisë “Kurti” në detyrë, është jashtëzakonisht i duhur, pra si masë e reciprocitetit me Serbinë, por mjerisht z. Albin Kurti, para dy muajve e më tepër, LDK-ja bashkë me partitë opozitare e rrëzuan brutalisht nga qeverisja me mocionin e mosbesimit, me 25 mars, duke ia ndërprerë qysh në start zbatimin e planit qeverisës, sidomos në raport me Serbinë dhe masat të cilat si qeveri me mandat të plotë do t’i zbatonte ndaj saj deri në fund. Tash, në kohën kur qeveria në detyrë i ka ditët e numëruara, sepse Vendimi i Gjykatës kushtetuese i ka dhënë mundësi partisë së dytë, pra LDK-së, që ta formojë qeverinë tjetër, me Avdullah Hotin kryeministër”, u shpreh Elezaj.

Më tej, Elezaj tha që me ardhjen në qeveri të Hotit kjo masë mund të bie pasi vet Hoti ka deklaruar që do të largojë çdo masë kundrejt Serbisë duke përfshirë këtu edhe këtë masë. Mendoj se me rrëzimin e qeverisë “Kurti” nga LDK-ja dhe partitë satelite të saj, Kosova po hynë në një fazë të rrezikshme, qoftë në raportet me Serbinë, qoftë me BE-në, shtoi më tej analisti.

Image
Rexhep Elezaj

“Mendoj se masat që dje qeveria “Kurti” i ka vu ndaj mallrave të Serbisë, ku shkruan, “Republika e Kosovës” do jenë në fuqi vetëm për një kohë të shkurtër, sepse vetë Avdullah Hoti dje deklaroi, se me të formuar qeverinë e tij “ai do heq çdo masë e cila e pengon dialogun me Serbinë”, që i bie se vendimet e qeverisë në shkuarje do shkojnë për “lesh” siç thonë në Shqipëri, dhe kjo politikë e re ndaj Serbisë do ketë me pasoja të rënda për ekonominë e Kosovës, sepse tregu kosovar do pëson goditje të rënd nga konkurrenca e mallrave të lira nga Serbia. Por dëmi më i madh gjithsesi do jetë në aspektin politik, sepse heqja e reciprocitetit me Serbinë, është një akt antikombëtar dhe që pavarësinë e Kosovës do e dëmton rëndë në raport me Serbinë armike, e cila mezi pretë që, siç ka deklaruar vetë A. Vuçiçi, me u formua qeverie e re e Kosovës! Mendoj se me rrëzimin e qeverisë “Kurti” nga LDK-ja dhe partitë satelite të saj, Kosova po hynë në një fazë të rrezikshme, qoftë në raportet me Serbinë, qoftë me BE-në, sepse bëhet fjalë për një “koalicion” që interesat personale i kanë mbi çdo interes të Kosovës, ndaj qeveria që pritet të formohet këto ditë nga ky koalicion oligarkësh, do i sjellë dëme të mëdha shtet ndërtimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës, sepse për bazë e ka zhvatjen e shtetit e jo mirëqenien e popullit”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat