“Qeveria Hoti do t`i përshtatet projektit të Thaçit, Vuçiq dhe Ramës për shkëmbimin e territoreve”

Politika

“Qeveria Hoti do t`i përshtatet projektit të Thaçit, Vuçiq dhe Ramës për shkëmbimin e territoreve”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 qershor 2020 Në ora: 18:53
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është në ditë e fundit të saj, kjo pasi që Gjykata Kushtetuese dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për dekretin e tij për mandatimin  e Avdullah Hotit për kryeministër. Pas këtij vendimi, presidenti Thaçi ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet krijimi i Qeverisë së re.

Këtë Thaçi e tha në një konferencë për media një ditë pas vendimit të Kushtetutës, ku potencoi se liderët politikë duhet të angazhohen për një tranzicion të rregullt demokratik.

“Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri funksional, efektive dhe efikase. Prandaj iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike që të zbatojnë të gjitha vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak që të kem një tranzicion të rregullt demokratik”, u ka deklaruar Thaçi në konferencën për media.

Ndërkaq, tashmë janë bërë dy teste-protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në të cilin proklamohej se do të kundërshtohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe do të kërkohej zgjedhje.

Berisha: Vendimi i ka ngritur tensionet politike mes faktorëve kryesor politik

Image
Ejup Berisha

Politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese  për çështjen e kryeministrit si dhe deklaratën e presidentit Thaçi për krijimin e Qeverisë së re.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ditën e enjte e informoi opinionin e gjerë në Republikën e Kosovës se e ka shqyrtuar nismën e Albin Kurtit lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me të cilin ky i fundit ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike  dhe se ajo pra Gjykata gjatë këtij aktiviteti apo veprimi të saj ka konstatuar se Dekreti nuk është kundër kushtetues. Gjykata Kushtetuese gjatë shqyrtimit dhe analizimit të Dekretit në fjalë ka konstatuar se ai nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Republika e Kosovës mbeti pa Qeveri për faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës e dal nga Zgjedhjet e muajit tetor të vitit të kaluar u rrëzua në Kuvendin e Republikës me nismën e Lidhja Demokratike të Kosovës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti. Dhe Nisma për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë u votua nga më shumë se 80 deputet republikan meqë rast u rrëzua  Qeveria. Pra siç thashë Gjykata Kushtetuese pas analizimit të dekretit të Presidentit se athua i njëjti  a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet të vendit ka konstatuar se dekreti në fjalë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet akte juridike këto  shumë të rëndësishme. Me këtë Gjykata Kushtetuese në kontestin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me Dekretin e Presidentit Hashim Thaqi me vendimin e saj, të drejtë në këtë kontest dypalësh i ka dhënë Presidentit të Republikës. Dhe tani kushtimisht thënë pala fituese kërkon që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës menjëherë pas publikimit të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese e ka përshëndetur këtë vendim dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re”, ka shpjeguar Berisha.

Gjithashtu, ai vlerëson se vendimi si duket i ka ngritur tensionet politike mes faktorëve kryesor politik në vend dhe atë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ajo çka është parim dhe përsëritet çdo herë në opinion kur bëhet fjalë  për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është porosia që vendimet e saj të mos komentohen por të  respektohen dhe të zbatohen në tërësi. Por vlerësoj se  vendimi në fjalë si duket i ka ngritur tensionet politike mes faktorëve kryesor politik në vend dhe atë mes  Lëvizjes Vetëvendosje si palë e pakënaqur nga vendimi  dhe Partisë Demokratike të Kosovës si palë  shumë e kënaqur nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu mendoj se Vendimi në fjalë gjithashtu i ka thelluar ndasitë mes palëve dhe ka krijuar polarizim në ambientin politik të vendit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Berisha: LVV ka shumë përvojë dhe mjaft pjekuri në çështjen e organizimit të aksioneve të ndryshme politike

Me tej, ai shprehtë se VV-ja Kushtetuese njëherë  paralajmëroi se do të organizoj protesta masovike, por më vonë është treguar më e përmbajtur duke thënë se tani për tani nuk ka nevojë për veprime të tilla

“Kështu Lëvizja Vetëvendosje e pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese njëherë  paralajmëroi se do të organizoj protesta masovike dhe u ka bëri ftesë anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj që të mobilizohen për veprim.  Por, si duket ajo më vonë sa i përket paralajmërimeve paraprake për protesta ajo  është treguar më e përmbajtur duke thënë se tani për tani nuk ka nevojë për veprime të tilla. Pavarësisht se me cilat metoda, mënyra dhe mjete L.VV do ta kontestoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese apo dhe tentimin për formimin e Qeverisë së re në ditët në vijim ajo duhet të tregohet e matur dhe më e kujdesshme pra Partia e Albin Kurtit  të gjitha veprimet dhe aksionet e saja politike duhet ti zbatoj duke i respektuar  rregullat dhe parimet demokratike të protestuarit apo duke u kujdesur për ruajtjen e gjakftohtësisë gjithmonë duke mbajtur llogari që situata të mos del jashtë kontrolli ku do të rrezikoheshin prona publike si dhe siguria dhe  jetët e  qytetarëve”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai deklaron  se është çështje e brendshme e VV-së se a do të marrin veprime sikur organizmi i protestave, por shprehtë se kjo parti ka mjaft pjekuri në çështjen e organizimit të aksioneve të ndryshme politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme dhe e pakontestueshme e drejta e L.VV për të  kontestuar  akte të ndryshme në shtet  dhe gjithashtu  është edhe e drejtë legjitime të protestohet në mënyra të ndryshme por siç u theksua më lartë  gjithmonë duke mbajtur llogari që veprimet mos të gjenerojnë dhe mos të provokojnë akte dhune. Pra është obligim i palëve kundërshtare që të mbajnë llogari për të drejtat dhe obligimet që i kanë në shtet e ajo që është më me rëndësi është që ato gjithmonë të mbajnë llogari për ruajtjen e sigurisë dhe të  stabilitetit në  vend. Se a do të vinë më vonë në shprehje edhe protestat si veprime siç thashë demokratike  për shprehjen e pakënaqësisë së L.VV ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe aktiviteteve për formimin e Qeverisë së kjo është çështje e brendshme e L.VV. Vlen të theksohet se kjo Parti  të paktën ka shumë përvojë dhe mjaft pjekuri në çështjen e organizimit të aksioneve të ndryshme politike dhe në mbajtjen e  protestave”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

Bytyçi: Gjykata Kushtetuese ka lejuar që gjithkush ta interpretojë si të dojë vendimin e saj

Image
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Ndërkaq, profesori Enver Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, shprehtë se Gjykata Kushtetuese e kanë shtuar më shumë amullinë me vendimin e saj dhe në këtë mënyrë ka lejuar që gjithkush ta interpretojë si të dojë vendimin e saj.

 “Rrëzimi i kërkesës së Vetëvendosjes dhe miratimi i dekretit të Presidentit për krijimin e qeverisë së re Hoti nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar mjaft huti. Interpretimi i kësaj gjykate me skemën se “Është Kuvendi ai që vendos edhe për shpërndarjen e tij” dhe mungesa e argumentit e mbështetjes në nenet kushtetuese që parashikojnë krijimin e një qeverie nga partia e dytë ose e tretë për nga numri i deputetëve, e kanë shtuar më shumë amullinë. Shkurt Gjykata Kushtetuese ka lejuar që gjithkush ta interpretojë si të dojë vendimin e saj.

Por, sipas Immanuel Kant, qeverisja bazohet te logjizmi. Dhe ne e dimë se pas Aristotelit e Aristofanit, Kant mbetet një nga korifenjtë e interpretimit të shtetit, shtetësisë dhe interpretimeve logjike të qeverisjes. Bazuar në këtë përcaktim Gjykata Kushtetuese duhej t’i përmbahet logjikës së raporteve midis qeverisjes (shtetit) dhe të qeverisurve. Pra duhej që vendimin e saj ta interpretonte bazuar në shprehjen e vullnetit të zgjedhësve. Largimi nga ky princip i ka hapur rrugë jo vetëm interpretimeve subjektive, por edhe përcaktimeve në qëndrimet politike të ardhshme”, ka thënë Bytyçi.

Për më tepër, ka shtuar se Kosova është në krizë politike dhe se Gjykata Kushtetuese mori anën e lidershipit, i cili ka si strategji ndarjen e Kosovës

“Po t’i shtojmë kësaj logjike, për të cilën në shekullin e XVIII fliste Kant, edhe pasojën e këtij vendimi sa i përket ndikimit të tij në zgjidhjen e krizës politike, atëherë kuptohet më mirë sesa i mangët është vendimi i Kushtetueses. Kosova është në krizë politike. Ka një konflikt të ashpër sa i përket filozofisë dhe aplikimit të strategjisë politike sa i përket jo vetëm qeverisjes, por edhe raporteve me territorin, demokracinë dhe lirinë. Një palë, ajo që u mbështet nga Gjykata Kushtetuese, ka dëshmuar se i përket strategjisë serbe të interesit mbi Kosovën. Pala tjetër ka dëshmuar se e kundërshton këtë lloj strategjie. Fatkeqësisht Gjykata Kushtetuese mori anën e lidershipit (jo të gjithë- por së paku presidenti i vendit), i cili ka si strategji ndarjen e Kosovës”, ka theksuar profesori.

Gjithashtu, Bytyçi vlerëson se Gjykata në vend të bëhej interpreto e zgjidhjes, u shndërrua në pjesë të problemit të krizës.

“Kësisoj GJK bëhet palë me armiqtë e vendit, për të cilin ajo është përgjegjëse për drejtësi dhe harmoni. Bëhet palë me projektet serbe të ndarjes së Kosovës, qëllim për të cilin është propozuar qeveria e re. Ky fakt i shton dozat e mosbesimit dhe alogjizmit. Alogjizmi është burimi i konfliktit. Kështu që Gjykata në vend të bëhej interprete zgjidhjes, u shndërrua në pjesë të problemit të krizës. Alogjizmi në vendimin e saj e thellon krizën dhe rrezikon më tej fatin e shtetësisë, demokracisë, lirisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Prandaj anëtarët e kësaj gjykate nuk mundën të ngrihen mbi vetveten, mbi interesat vetjake dhe klanore që ata përfaqësojnë, nuk mundën t’i japin zgjidhje krizës dhe konfliktit politik në vend.

Konflikti është gjithashtu midis një klase politike të korruptuar dhe grabitqare të pasurive të Kosovës dhe një pjese tjetër, të cilën qytetarët donin ta provonin si ana e kundërt e medaljes së korrupsionit. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, sepse asnjë qeveri në botë nuk provohet në 52 ditë qeverisje. Gjykata Kushtetuese nuk dha mundësi që kjo të ndodhë, duke marrë hapur anën e grupimit politik të hajnave! Edhe për këtë fakt, ajo nuk e zgjidhi, por e thelloi krizën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

“Kjo qeveri do t’i përshtatet projektit të Thaçit, Vuçiq dhe Ramës për shkëmbimin e territoreve”

Gjithashtu, profesori ka thënë se mbete të shihet se çfarë do të ndodh pasi që VV ka njoftuar se do t`i drejtohet Komisionit të Venecias, por kjo nuk e e pengon procesin e krijimit të qeverisë së re së udhëhequr nga Hoti.

“Tani le të shohim çfarë do të ndodhë. Vetëvendosja ka konfirmuar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Por kjo nuk e pengon procesin e krijimit të qeverisë së re. Çfarë do të bëjë kjo qeveri? E sigurt është se do t’i përshtatet projektit të Thaçit, Vuçiq dhe Ramës për shkëmbimin e territoreve. Sigurisht që ka dhe aktorë të tjerë që do ta kundërshtojnë këtë projekt. Janë Gjermania, Britania e Madhe, Franca, pra është Evropa, por janë edhe vendet fqinjë të Kosovës, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Rumania etj. Janë gjithashtu shumica dërmuese e shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan. Unë besoj se janë edhe shumë prej politikanëve që do hyjnë në qeverisje me Hotin. P.sh. Ramush Haradinaj. Së paku deri sot!

Megjithatë GJK e Kosovës u rreshtua me Thaçin, Vuçiqin dhe Ramën. U bë bisht në modelin e bishtit Baton Stanishiqi! Prej këtij momenti ata anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër sovranit e pro presidentit, duhet të marrin mbiemrin e Batonit (Stanishiq ose Hashimoviç). Nëse si rezultat i këtij vendimi shkohet te ndarja e Kosovës, ata duhet të përgjigjen edhe penalisht para drejtësisë në Kosovë! Njësoj si edhe presidenti i vendit!”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat