Çfarë mund të pritet nga Qeveria Hoti, nëse formohet? - Bota Sot
Çfarë mund të pritet nga Qeveria Hoti, nëse formohet?

Politika

Çfarë mund të pritet nga Qeveria Hoti, nëse formohet?

Nga: G.B Më: 1 qershor 2020 Në ora: 21:18
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

LDK ka kërkuar që të mërkurën të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.

Por,  çfarë mund të pritet nga Qeveria Hoti nëse formohet?

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi ka thënë se nëse formohet, do të jetë antikushtetuese dhe do të kthehemi në gjendjen që ishim para 20 viteve.

"Nëse formohet, e shpresojmë që jo, do të jete qeveri antikushtetuese dhe do të kthehemi në gjendjen siç ishim për 20 vite, para datës 06 Tetor, 2019", ka thënë Gashi për gazetën "Bota sot".

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve të reja, avokati thotë se do të fitojë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

"Kurdo që do të mbahen zgjedhjet, ato do t'i fitojë bindshëm LËVIZJA VETËVEVENDOSJE! në krye me Albin KURTIN, sepse është alternativa e vetme e çlirimit nga kapësit e shtetit dhe shpresa e vetme për një jetë më të mirë të dinjitetshme të popullit të Kosovës në shekullin 21", ka deklaruar Tomë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat