Bëhet e ditur: Deputet, zëvendësministër, këshilltarë të ministrave, ministra, këshilltarë e sekretarë në ambasada... të përfshirë në raste korrupsioni - Bota Sot
Bëhet e ditur: Deputet, zëvendësministër, këshilltarë të ministrave, ministra, këshilltarë e sekretarë në ambasada... të përfshirë në raste korrupsioni

Politika

Bëhet e ditur: Deputet, zëvendësministër, këshilltarë të ministrave, ministra, këshilltarë e sekretarë në ambasada... të përfshirë në raste korrupsioni

Nga: H.O. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 06:58
Ilustrim

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli në një intervistë dhënë për gazetën “Bota sot” ka përmendur edhe personat që mund të jenë të përfshirë në rastet korruptive në Kosovë.

Ai në një përgjigje ka thënë se ata janë nga pozitat e larta të shtetit.

“Agjencia nuk kryen vlerësime të tilla por bazuar në rastet të cilat trajtohen nga Agjencia kundër Korrupsionit, personat e përfshirë në këto raste i takojnë profileve dhe niveleve të ndryshme si: Deputet, zëvendës ministër, këshilltarë të ministrave, ministra, këshilltarë e sekretarë në ambasada, kryetarë e nënkryetarë të komunave, kryesues të kuvendeve komunale, këshilltarë të asambleve komunale, kryesues, zëvendës kryesues dhe anëtarë të këshillit drejtues në universitetin publik, dekanë në fakultete të universiteteve publike, gjyqtarë, auditorë, drejtorë në agjenci ekzekutive në kuadër të ministrive, drejtorë departamentesh në ministri, menaxherë dhe zyrtarë të prokurimit, zyrtarë financiarë në nivel lokal, drejtorë klinikash, drejtorë e anëtarë bordesh të ndërmarrjeve publike, sekretarë ndërmarrjesh publike, etj.”, thotë Havolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat