“Dyfytyrësi politike e AAK-së”

Politika

“Dyfytyrësi politike e AAK-së”

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:51
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka komentuar për “Bota sot” rreth reciprocitetit të larguar nga Qeveria e Kosovës, si dhe për interpelancën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.

Ai është shprehur se masat vendosur ndaj Serbisë janë larguar dy qeveri, po ashtu ai ka kritikuar edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës , ku ministrat e saj në Qeveri kanë votuar kundër heqjes së reciprocitetit.

“Nuk ia vlen edhe aq për të komentuar gjëra të tilla, të gjithë e din se parimet e të drejtës ndërkombëtare janë të qarta, nuk ka dialog me kushte , këto gjëra janë bërë të qarta kaherë.

Dy qeveri janë larguar për këtë çështje, është dyfytyrësi politike e AAK të pro reciprocitetit dhe të qëndrojnë më tutje në koalicionin aktual me LDK, kjo parti AAK politiken e shef si biznes për të fituar para dhe keqpërdor pushtetin”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani ka kritikuar edhe Vetëvendosjen.

“VV as që do të pajtohet me asgjë as me këtë qeveri, ata kane probleme me veten e tyre, janë larg zhvillimeve demokratike botërorë dhe regjionale”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat