Shtimi i rasteve me koronavirus, alarmon eksperti i ekonomisë: Nëse kthehemi në izolim do të jetë vdekjeprurës për Kosovën

Politika

Shtimi i rasteve me koronavirus, alarmon eksperti i ekonomisë: Nëse kthehemi në izolim do të jetë vdekjeprurës për Kosovën

Nga: N. H Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:36
Foto ilustrim, Qeveria e Hoti

Rihapja e vendit ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit u raportuan 49 raste të reja, 4 më pak se një ditë më parë, por shifra mbetet e lartë.

Eksperti i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka folur lidhur me paralajmërimet e fundit se Kosova përsëri mund të kthehet në izolim, dhe për pasojat që do t’i ketë në ekonominë e vendit.

Kadriaj fillimisht flet për koalicionin e qeverisë së kaluar, ku për shkak të prishjes së qeverisë Kurti, ai thotë se qytetari u përball me pasojat jo korrekte të sjellës së këtyre të fundit.

Image
Mustafë Kadriaj

“Parimisht fjalën e fundit e kanë profesionistet e shëndetësisë dhe në këtë rrafsh duhet lëvizim sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë, por nëse ndalemi se u bë mjaft dhe e ka mundur më mirë ka vend për diskutim. Duke qenë koshient me kohën e pandemisë vlerësoj që ish partnerët e koalicionit i bënë penalti politike njëra-tjetrës derisa erdhi tek mocioni i mosbesimit që përveç pandemisë i servonin qytetarit edhe ngarkesën politike dhe më e rënda që lidershipi i Vetëvendosjes akuzonte LDK-në që po e braktisë qeverinë e vullnetit qytetar në anën tjetër LDK akuzonte VV-në për provokim të prishjes se koalicionit, por si rezultat qytetari i vuante pasojat e sjelljes së tyre jokorrekte”, ka thënë fillimisht Kadriaj, të dielën për gazetën “Bota sot”.

Kadriaj konsideron po ashtu se qeveria e Kosovës nuk mori masa preventive për të filluar rimëkëmbjen.

“E them këtë sepse LDK prishi koalicionin dhe krijojë partner të ri duke mos i interesuar fati i qytetarit ndërsa VV-ja për interesa të saj politike organizon protesta ndërsa i privon besimtarët në lutjen e Fitër Bajramit, pra këtë atmosferë të zymtësisë qytetari i Kosovës e ka përjetuar në pranverën e vitit 1999. Rrjedhimisht në këtë kohë kur bota po provon që t’i kthehet jetës dhe punës në Kosovë përveç që qeveria e Kosovës nuk mori masa preventive për të filluar gjallërinë tani me numri i rasteve me koronavirus po rritet që do duhej të ishte e kundërta”, ka shtuar ai.

Kurse, sa i përket paralajmërimeve se Kosova përsëri mund të kthehet në izolim, Kadriaj thekson se kjo do të jetë vdekjeprurëse për të ardhmen ekonomike të Kosovës.

“Nesë do kthehet izolimi do jetë vdekjeprurës për të ardhmen ekonomike në vend ku edhe në këtë rast do t’i bart pasojat biznesi dhe qytetari, që rrjedhimisht do duhej të mendohej për politika dhe strategji zhvillimore për të kuruar ekonominë në vend e më së paku të mendohej për kthim të izolimit dhe ndaljes së orës aktivitetit ekonomik. Si përfundim duke marr parasysh që shkaktar i krijimit të situatave jo të favorshme e vend është politika ditore në këtë rast që do duhej të izolohej që popullit t’i kthehet perspektiva”, ka thënë në fund, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur që masat nuk do të rikthehen. Ndërkohë që ka bëra të ditur se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.

“Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, u shpreh Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat