Pas aktakuzës, urgjentisht të jap dorëheqje Hashim Thaçi - Bota Sot
Pas aktakuzës, urgjentisht të jap dorëheqje Hashim Thaçi

Politika

Pas aktakuzës, urgjentisht të jap dorëheqje Hashim Thaçi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 qershor 2020 Në ora: 17:12
Hashim Thaçi

Pak para nisjes për në SHBA për takimet shumë të rëndësishme Kosovë-Serbi, erdhi edhe njoftimi nga Gjykata Speciale. Konkretisht Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të parët që do paraqiten në Gjykatën Speciale.

Sipas Aktakuzës pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Në fakt emri i Hashim Thaçit është përmendur shumë kohë më parë për kime të ndryshme, prandaj është është ngitur Gjykata Speciale, pikërisht sipas raportit të Dick Martyit me personazh kryesor Hashim Thaçin.

Mirëpo, Hashimi u përpoq të bënte shumë manipulime për t’i ikur përgjegjësisë, duke gjetur si mundësi të vetme Serbinë. Në një projekt të harruar me presidentin serb, Thaçi u mundua që krahas shumë lëshimeve në favor të Serbisë të përfshinte edhe anulimin e Gjykatës Speciale. Gjykata që e ka ndjekur si hije pas, njeriun që për të shpëtuar vetën bëri shumë lëvizje taktike.

Pikërisht një gjë të tillë e konfirmoi sot edhe Gjykata Speciale e cila nënvizon “përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

Nëse i ka mbetur pak ndërgjegje, gjë që dyshoj, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje, dhe të paraqitet përpara Gjykatës si njeri i rëndomtë, duke mos e dëmtuar imazhin e Kosovës. Të paraqitet përpara Gjykatës për krime një njeri nën ombrellën e presidentit të Kosovës është shumë e rëndë për vet Kosovën. Andaj, pa u menduar dy herë Thaçi duhet të jap dorëheqje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat