Mosvotimi i Pakos Emergjente është turp, dhe nëse nuk miratohet shumë shpejt, qeveria duhet të bie - Bota Sot
Mosvotimi i Pakos Emergjente është turp, dhe nëse nuk miratohet shumë shpejt, qeveria duhet të bie

Politika

Mosvotimi i Pakos Emergjente është turp, dhe nëse nuk miratohet shumë shpejt, qeveria duhet të bie

Nga: D.B. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 20:09
Kuvendi i Kosovës

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, për Pakon Emergjente është turp për të gjithë deputet, të cilët nuk votuan një marrëveshje të tillë, nga të cilat qytetarët po presin në agoni paratë e shpëtimit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se është e pa tolerueshme që në këtë situatë po bëhet politikë me varfërinë e qytetarëve.

Image
Faton Mehmeti

“E kuptoj se Pakoja Emergjente tashmë e ka humbur kuptimin, pasi askujt nuk i është gjendur në kohë të vështira. Tanimë po hyjmë në muajin e 4 prej pandemisë dhe qytetarët akoma nuk kanë marr ndihmën e parë, duke i përballuar vështirësitë nga më të ndryshmet. E kuptoj se kjo Pako që sot është dashur të miratohet, ka shumë mangësi, mirëpo në këto momente interesi qytetari është më parësori. Mosvotimi i pakos është turp, dhe nëse nuk miratohet shumë shpejt, qeveria duhet të  bie, ndryshe nuk ka kuptim të vazhdohet kështu”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat