Avdullah Hoti “këshillohet” nga Ramush Haradinaj - Bota Sot
Avdullah Hoti “këshillohet” nga Ramush Haradinaj

Politika

Avdullah Hoti “këshillohet” nga Ramush Haradinaj

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 korrik 2020 Në ora: 17:23
Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Qeveria e Kosovës aktualisht llogaritet ti ketë 46 zëvendësministra neper Ministritë e ndryshme përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga partitë në koalicion. Numri i lartë i zëvendësministrave në Qeverinë aktuale ka marrë dhe vazhdon të merr kritika të ashpra e sidomos nga Shoqëria e Civile e partitë opozitare përfshirë Vetëvendosjen.

Numri i lartë i emërimit të zëvendësministrave neper ministritë adekuate të Qeverisë Hoti ka kaluar numrin e paraparë dhe premtimin për vetëm nga dy zëvendësministra në çdo ministri. Deri me tani sipas të dhënave ka 46 zëvendësministra por që po vazhdohet ende emërimi i tyre ani pse ishte premtuar që do të jetë e kundërta.

Kujtojmë se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Kabineti i Haradinaj, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.

Derisa Qeveria Hoti asnjëherë nuk ka dashur të flas për ketë çështje, Vetëvendosje është ajo e cila po reagon ashpër ndaj një dukurie të tillë sidomos numrit të lartë të zëvendësministrave të Qeverisë se Avdullah Hotit, apo siç ata i referohen “Qeverisë Koti”.

Në lidhje me numrin dhe emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë Hoti nuk ka dashur të flas askush nga kjo qeveri përfshirë zyrën për Informim dhe zyrtarë të tjerë nga Qeveria.

Gazeta është munduar të marr një qëndrim për ketë nga Arban Abrashi, Florian Dushi por edhe zyrtarë tjerë nga Ministritë përkatëse por kjo ka qenë e pamundur pasi që ata nuk kanë dashur të flasin për ketë çështje.

Abazi: Premtimi për ç’kapje u kthye në kapje

Image
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi ka thënë për “Bota Sot” se Qeveri Hoti është qeveri ilegale dhe se është në mbrojtje të interesave personale dhe kryesisht rreth atyre që kanë kapur shtetin.

“Qeveria ilegale po merr vendime në vazhdimësi po ashtu në kundër të gjitha premtimeve që janë bere në fushate elektorale dhe në kundërshtim me interes të funksionimit të shtetit dhe interesit qytetar. Kjo qeveri ilegale është në mbrojtje dhe avancim të interesit të individëve kryesisht të atyre që kanë kapur shtetin. D.m.th premtimi për ç’kapje gjate fushatës është kthyer në kapje edhe me të forte dhe keqpërdorim efektiv të pozitave dhe resurseve të vendit. Kjo qeveri ilegale përbën rrezik të interesit të përgjithshëm dhe duhet të shkoje sa me pare”, ka thënë për Bota Sot”, Haki Abazi.

Qeveria Hoti deri më tani ka emëruar një numër të lartë të zëvendësministrave në ministritë përkatëse derisa për ketë janë duke u bërë akuza nga më të ndryshmet nga tashmë partitë opozitare. Deri më tani sipas të dhënave, Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka emëruar 46 zëvendësministra dhe që ende është duke vazhduar emërimi i tyre.

Tali: Hoti si Haradinaj

ImageDriton Tali

 

Edhe ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit të vazhdim i qeverisjes “Haradinaj” për punësimet e shumta në kabinetin qeverisës me zëvendësministra apo këshilltarë.

"Qeveria Koti" është vazhdim i "yrnekut Haradinaj" ku me punësime industriale në Kabinetin qeverisës, qoftë me zëvendësministra qoftë me këshilltarë të panumërte tentohet të sigurohet qëndrueshmëria qeverisëse. Aktualisht janë diku 44 njerëz të punësuar si zëvendësministra e se shpejti pritet që numri 80 (i artë) i zëvendësministrave të arrihet e mbase edhe tejkalohet. Natyrisht se kjo qasje nuk është e qëndrueshme. Veç i vë në pah edhe më theksueshëm hilet e këtij koalicioni pa legjitimitet demokratik”, ka thënë ish këshilltari Tali.

Sipas tij emërimi i zëvendësministrave dhe këshilltareve pa asnjë kriter është një arsye tjetër që Qeveria Hoti të zhbëhet.

“Andaj kjo duhet të jetë një arsye edhe më shumë që ky "koalicion koti" të zhbëhet sepse Kabineti qeveritar nuk është "Ent i punësimit" të "tepricës teknologjike". Pra të atyre që ne kushte normale do të kishin vende pune rutinore me përgjegjësi minimale” ka thënë për “Bota Sot” sh këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali.

Voca kërkon rënien e Qeverisë

ImageMirsad Voca

 

Kurse sipas njohësit të çështjeve politike Mirsad Voca ka thënë se vazhdim i abuzimit ë institucioneve të vendit dhe është i pakuptueshëm sepse i pajustifikueshëm një numër kaq i lartë i tyre.

“Çështja e emërimit të zëvendësministrave tani brenda Qeverisë aktuale, është vetëm vazhdë e abuzimit me Institucionet e vendit meqë gjithnjë ka qenë dhe mbetet i pakuptueshëm sepse i pajustifikueshëm një numër kaq i lartë i tyre. LDK, siç është e kompozuar aktualisht, nuk po mban premtime shumë më të mëdha sesa ky i fundit, kështu që ky fenomeni i emërimit të zëvendësministrave të panumërt është vetëm një copëz e një puzzle të madhe të keqpërdorimeve, dhe të jo llogaridhënies ndaj qytetarit që i ka dhënë në zgjedhjet e fundit një besim, sigurisht shumë më të madhe përmes një kandidateje me dinjitet të lartë politik sepse gjithnjë konsistente në qëndrimet e saj”, ka thënë Voca për “Bota Sot”.

Sipas tij, nuk duhet çuditur me veprime të tilla nga kjo Qeveri e dalë nga një uzurpim pushteti me metoda që bien ndeshë drejtpërdrejt me legjitmitetin demokratik dhe me vet frymën e LDK-së.

“Kjo Qeveri nuk përkon më me premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit sepse atëherë kishim një kandidate femër nga LDK, e cila sigurisht që do t’i mbante premtimet e dhëna mirëpo LDK, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, bëri rokadë fatkeqësisht me një kandidat nën hije që doemos do e vazhdojë lojën politike sipas avazit të vjetër denigrues për Shtetin.

Qeveria aktuale është jo legjitime dhe të gjitha emërimet që rezultojnë nga ajo janë po ashtu jo legjitime. Sa për ilustrim ndaj opinionit publik ja në disa pika pse mund të vihet në dyshim legjitimiteti demokratik i kësaj Qeverie.

-Për shkak të një nën-përfaqësimi dhe margjinalizimi të pakicës,

-Për shkak të një sistemi zgjedhor që i jep pushtet një partie ose një politikani me një bazë të pamjaftueshme demokratike,

-Për shkak të Interesave të privilegjuar në dëm të interesit të përgjithshëm (klientelizëm, korporatizëm),

-Nga një mision i përfaqësimit të njerëzve duke i dhënë rrugën krijimit të një aristokracie politike,

-Nga marrëveshje të ndryshme midis grupeve parlamentare,

-Si dhe nga skandale të ndryshme (korrupsioni, ryshfeti, tregtia me ndikim, etj.”.

“Bazuar në këto gjashtë pika të cilat de konstruktojnë atë që quhet legjitimitet demokratik, kjo Qeveri nuk përkon me frymën demokratike, dhe aq më pak emërimet e kuadrove nga ana e saj. Kjo Qeveri, jo vetëm që e cenon demokracinë në vend por për mendimin tim i hap rrugën një anarkie politike me potencial për një destabilitet socio-politik afatgjatë, prandaj, besoj se kjo Qeveri duhet rënë sa më parë dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të domosdoshme për të mirën e vendit dhe të rajonit të Ballkanit perëndimor” ka thënë njohësi i çështjeve politike Mirsad Voca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat