Juristi flet për masat e reja nga qeveria dhe ligjin anti-Covid

Politika

Juristi flet për masat e reja nga qeveria dhe ligjin anti-Covid

Nga: G.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:49
Avdullah Hoti

Masa të reja janë marrë nga Qeveria e Kosovës, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ndër masat e marra, bartja e maskave është obligative dhe kush nuk e respekton atë do të ndëshkohen me gjobë.

Masa tjera që janë marrë është mbyllja e çerdheve, pezullimi i ceremonive fetare, mbyllja e institucioneve fetare, lejimi i vetëm 50 personave në kafene në ambient të hapur, mbyllja e fitneseve e të tjera.

Image
Blerim Burjani

Por, a janë kushtetuese këto masa?

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se janë antikushtetuese.

“Jo këto shqiptime të gjobave dhe nxjerrje të masave janë jo kushtetuese. Kosova dhe bota nuk mund të nxjerrë anti covid por ligj për rrethana të jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

Sipas tij, s’ka ligj për pandeminë por vetëm masa shëndetësore dhe ligj për rrethana të jashtëzakonshme.

“S’ka ligj pandemie por ka vetëm masa shëndetësore dhe udhëzime mjekësore. Çdo rrethanë me ligj me rrethana të jashtëzakonshme nuk mund të zgjasin më shumë se 69 ditë dhe kuptohet me precizitet të zbatimit”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat