Abazi: Ka ndodhur një tradhti dhe thikë pas shpine

Politika

Abazi: Ka ndodhur një tradhti dhe thikë pas shpine

Nga: Bota sot Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:20
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka komentuar qeverinë Hoti, si pasardhëse të qeverisë Kurti.

Ai e vlerëson si të paqëndrueshme politikisht gjendjen politike në vend, duke thënë se ka ndodhur një tradhti dhe thikë pas shpine.

Abazi thekson se kjo është e ndjerë dhe e paqëndrueshme dhe është duke rritur frustrimin qytetar.

“Gjendja e përgjithshme në vend është e paqëndrueshme politikisht sepse ka ndodhur një tradhti dhe thikë pas shpine. Në vitin 2010 ishte bërë vjedhje industriale e votës qytetare ndërsa me 6 tetor kur votuesit votuan për agjendën e ndryshimit në Kosovë u bë OREKSTIMI i dekadës kundër demokracisë, duke e rrëzuar një qeveri legjitime me shumicë shqiptare DHE DUKE SJELLË NË QEVERI NJË GRUP NEJRËZISH që mbrojnë interesa dhe agjenda pikërisht të atyre kundër së cilëve votuesit kishin votuar me 6 tetor. Kjo situatë është e ndjerë dhe e paqëndrueshme dhe është duke rritur frustrimin qytetar”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat