Kërkohen sanksione ndaj deputetëve me sjellje joparlamentare - Bota Sot
Kërkohen sanksione ndaj deputetëve me sjellje joparlamentare

Politika

Kërkohen sanksione ndaj deputetëve me sjellje joparlamentare

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:24
Kuvendi

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se duhet të pasojnë sanksione ndaj deputetëve të pandërgjegjshëm.

“Ndodhitë e fundit në Kuvend janë pasojë e të pasurit deputetë të pandërgjegjshëm. Për këtë duhet të pasojnë sanksionet, të cilat të rregullon me rregullore në Kuvend. Në rast të sharjeve deputetët të gjobiten, në rast të sulmeve fizike ti merret mandati, vetëm kështu mund të futet sjellja e deputetëve brenda suazave normale”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti është shprehur se nga këto sjellje qytetarët të marrin mësim për njerëz kanë votuar.

“Në anën tjetër qytetarët të shohin se çfarë njerëz kanë votuar, të marrin mësim që njerëz të tillë: me sjellje arrogante, ofendime primitive mos të kenë më votën e tyre. Janë të pafalshme këto sjellje nga ata, prej të cilëve pritet të jenë shembull për të tjerët”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat