Deputeti nga VV: Kryeministri është duke u sjellë si një qytetar i thjeshtë

Politika

Deputeti nga VV: Kryeministri është duke u sjellë si një qytetar i thjeshtë

M.H Nga M.H Më 1 gusht 2020 Në ora: 19:42
Avdullah Hoti

Dita ditës rastet e të infektuarëve po rriten duke shkuar edhe në rritjen e personave të vdekur nga koronavirusi.

Në lidhje me këtë rritje të numrit të infektuarëve ministri i shëndetësisë sot mbajti edhe konferencë për media duke treguar për të dhënat e fundit për sa i përket të infektuarëve.

Zemaj theksoi që së bashku me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave.

Në lidhje me këtë situatë e cila ka përfshir vendin tonë deputeti nga radhët e LVV, Fitim Uka, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që kjo qeveri është kthyer me shembullin më të keq të keqmenaximit.

Kjo qeverisje është kthyer në shembullin më të keq të keqmenaxhimit. Kemi numrin më të madhë të vdekjëve dhe të të infketuarëve dhe kryeministri sillet sikur të ishte një qytetar i thjeshtë e pa asnjë kompetencë në raport me menaxhimin e pandemisë.

Sipas Ukës kryeministri është duke u sjellë si një qytetar i thjeshtë së bashku me ministrin e shëndetësisë të cilit nuk po e kanë idenë se çfarë po ndodhë.

Image
Fitim Uka

Dorëheqja nuk mjafton përfundon Uka për “Bota sot”.

“Në anën tjetër, ky pseudoministri i shëndetësisë nuk e ka idenë se çfarë po ndodhë, e qytetarët po e paguajnë me jetë dhe shëndet këtë keqmenaxhim. Dorëheqja nuk mjafton. Dikush duhet të jap përgjegjësi për vdekjet dhe për keqmenaxhimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat