Vetëm 22 vjeç, kjo është pasuria e deputetes më të re të Kuvendit të Kosovës: Fabrikë, shtëpi, tokë...

Politika

Vetëm 22 vjeç, kjo është pasuria e deputetes më të re të Kuvendit të Kosovës: Fabrikë, shtëpi, tokë...

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 15:38
Fjolla Ujkani

Ajo është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse vetëm 22 vjeçare, Fjolla Ujkani ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurin e saj, si dhe të ardhurat mujore.

Familja e saj ka të trashëguar një tokë me vlerë të 90 mijë eurove, ndërkaq shtëpia e tyre ka vlerë prej 100 mijë eurove.

Deputetja e VV-së posedon një veturë të tipit Mercedes të blerë në vitin 2019 me vlerë prej 9.900 eurove.

Po ashtu, familja e saj ka dy vetura tjera të blerë në vitin 2017 dhe 2018.

Ndërkaq, posedojnë një fabrikë të llaqeve në vlerë prej 450 mijë euro.

Gjithashtu, deputetja Ujkani ka deklaruar të hyrat e saja, si dhe kursimet të cilat i kanë në institucione financiere.  

Image
Pasuria e paluajtshme
Image
Para te gatshme
Image
Te hyrat vjetore
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat